SHBA, Miami - Lionel Messi po tregon se nuk ka humbur asgjë nga "magjia" që ka në këmbë, paçka viteve mbi super. Inter Miami fitoi 3-1 kundër Kansas City në ndeshjen e kthimit të Champions Cup dhe kalon në turin e 1/8.
Ishte argjentinasi që zhbllokoi ndeshjen pas 19 minutave lojë. Një pasim i bukur nga Suarez u kontrollua bukur nga "Pleshti", që me të majtën nga kufiri i 16 metrave ia ndali sferën në rrjetë portierit Pulskamp.
Më pas Allende dhe Suarez shënuan dy gola të tjerë për Miamin brenda pjesës së parë, duke bërë të pavlefshëm golin e Rodriguez në pjesën e dytë. Kështu, me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Inter Miami kalon në tej.
E veçantë pasi Messi iu përgjigj më së miri Cristiano Ronaldos, i cili disa orë më parë kishte shënuar me Al Nassr në Arabinë Saudite.
Komente
