Në "Maradona" kryesuesit e Napolit humbën për herë të dytë këtë sezon. Ishte Atalanta me Gjimshitin në fushë që fitoi 0-3 duke kthyer djemtë e Contes me "këmbë në tokë". "Simfonia" De Ketelaere - Lookman funksionoi në minutat 10 dhe 31, për dopietën e sulmuesit Lookman. Në fundin e sfidës ishte Retegui që shënoi edhe golin e tretë. Paçka humbjes Napoli qëndron në krye, ndërsa me 22 pikë bergamaskët ngjiten në pozitën e tretë. Nota 7.8 për Berat Gjimshitin që ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atalanta mposht 0-3 Napolin dhe rihap garën për kreun e Serie A! Interi fiton me Venezian dhe shkon -1, Roma në 'rënie të lirë'
S.Dh/ReportTv.al