Berat Gjimshiti me shokë festojnë fitoren e Atalantës

GOLAT/ Atalanta mposht 0-3 Napolin dhe rihap garën për kreun e Serie A! Interi fiton me Venezian dhe shkon -1, Roma në 'rënie të lirë'

3 Nëntor, 15:15| Përditesimi: 3 Nëntor, 22:56

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e 11-të. Gjithçka nisi në 12:30 me humbjen 0-3 të Napolit në shtëpi kundër Atalantës. Në 18:00 Verona fitoi 3-2 ndaj Romës, teksa gjithçka u mbyll në "Meazza" ku Inter fitoi 1-0 ndaj Venezias mes dramës dhe rihap garën për kreun.

Në "Maradona" kryesuesit e Napolit humbën për herë të dytë këtë sezon. Ishte Atalanta me Gjimshitin në fushë që fitoi 0-3 duke kthyer djemtë e Contes me "këmbë në tokë". "Simfonia" De Ketelaere - Lookman funksionoi në minutat 10 dhe 31, për dopietën e sulmuesit Lookman. Në fundin e sfidës ishte Retegui që shënoi edhe golin e tretë. Paçka humbjes Napoli qëndron në krye, ndërsa me 22 pikë bergamaskët ngjiten në pozitën e tretë. Nota 7.8 për Berat Gjimshitin që ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Në "Bentegodi" Verona fitoi 3-2 kundër miqve të Romës. Duket se me këtë humbje trajneri Ivan Juric ka "mbushur kupën" dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit. Për vendasit shënuan Tengstedt në minutën e 13-të, Magnani në të 34 dhe Harroi në të 88. Ndërkohë që Rocha në fund u ndëshkua me karton të kuq te Verona. Nga ana tjetër Roma barazoi dy herë me Soule në të 28 minutë dhe Dovbyk në të 53'.

Në "Meazza" Interi fitoi 1-0 ndaj Venezias dhe shkon në vetëm -1 pikë nga kryesuesit e Napolit. Sfida për kampionët në fuqi nuk ishte e thjeshtë, teksa qëndruan në lojë edhe falë Sommer. Minuta e 51 solli golin e Mkhitaryan, që u anulua për pozicion jashtë loje. Duhej e majta e Dimarcos që të harkonte një pasim perfekt për Lautaron, me kapitenin që shënoi golin e vetëm me kokë në minutën e 65-të dhe rihap garën për kreun e Serie A. Fundi mund të ishte dramatik për zikaltërit, me Sverkon që barazoi gjithçka në aksionin e fundit, por kryesorja Caputi pas konsultës me VAR anuloi golin për faull.

Në Torino, Fiorentina fitoi 0-1 kundër vendasve me golin e Kean në minutën e 41-të dhe mban vendin e tretë pas pesë fitoreve radhazi.

Serie A, raundi 11-të:

E diel, 03 nëntor 2024

12:30 Napoli 0-3 Atalanta

15:00 Torino 0-1 Fiorentina

18:00 Verona 3-2 Roma

20:45 Inter 1-0 Venezia

Renditja:

Ora 22:38
VIDEO/ Mjafton goli i kapitenit, Interi fiton 1-0 kundër Venezias! Napoli +1 pikë në krye


Në "Meazza" Interi fitoi 1-0 ndaj Venezias dhe shkon në vetëm -1 pikë nga kryesuesit e Napolit. Sfida për kampionët në fuqi nuk ishte e thjeshtë, teksa qëndruan në lojë edhe falë Sommer. Minuta e 51 solli golin e Mkhitaryan, që u anulua për pozicion jashtë loje. Duhej e majta e Dimarcos që të harkonte një pasim perfekt për Lautaron, me kapitenin që shënoi golin e vetëm me kokë në minutën e 65-të dhe rihap garën për kreun e Serie A. Fundi mund të ishte dramatik për zikaltërit, me Sverkon që barazoi gjithçka në aksionin e fundit, por kryesorja Caputi pas konsultës me VAR anuloi golin për faull.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Ora 22:06
U mposhtën nga Atalanta në shtëpi, Conte: Janë më mirë se Napoli, frikësojnë këdo


Napoli pësoi humbjen e dytë këtë sezon në Serie A. Kryesuesit e kampionatit e pësuan 0-3 në shtëpi nga Atalanta, me trajnerin Antonio Conte që foli për disfatën e të tijve.

"Duhet të jem shumë i sinqertë, mendoj se ishte performanca e duhur nga skuadra. Janë disa situata në zonë që bëjnë diferencën, që mund të bëjmë më mirë, por nuk mund të fajësoj skuadrën.

Ne i pamë statistikat, ishin të balancuara në total. Ne presuam lart që kërkon shumë enegji, kështu që nuk mund të pyesja për më shumë. Ne jemi ndeshur me një skuadër që sipas meje është më e fortë se ne aktualisht. Ata kanë një skuadër që i frikëson të gjithë”, tha Conte pas ndeshjes.

Ora 20:02
VIDEO/ Roma s'e njeh turpin, Verona e mposht 3-2! Juric 'mbush kupën'


Në "Bentegodi" Verona fitoi 3-2 kundër miqve të Romës. Duket se me këtë humbje trajneri Ivan Juric ka "mbushur kupën" dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit. Për vendasit shënuan Tengstedt në minutën e 13-të, Magnani në të 34 dhe Harroi në të 88. Ndërkohë që Rocha në fund u ndëshkua me karton të kuq te Verona. Nga ana tjetër Roma barazoi dy herë me Soule në të 28 minutë dhe Dovbyk në të 53'. Pas javës së 11-të Roma e sheh veten në pozitën e 11-të me 13 pikë, duke siguruar vetëm tre fitore, katër barazime dhe katër humbje.

Ora 15:17
VIDEO/ Lookman 'del nga shinat', Atalanta fiton 0-3 kundër Napolit! Gjimshiti mes më të mirëve


Në "Maradona" kryesuesit e Napolit humbën për herë të dytë këtë sezon. Ishte Atalanta me Gjimshitin në fushë që fitoi 0-3 duke kthyer djemtë e Contes me "këmbë në tokë". "Simfonia" De Ketelaere - Lookman funksionoi në minutat 10 dhe 31, për dopietën e sulmuesit Lookman. Në fundin e sfidës ishte Retegui që shënoi edhe golin e tretë. Paçka humbjes Napoli qëndron në krye, ndërsa me 22 pikë bergamaskët ngjiten në pozitën e tretë. Nota 7.8 për Berat Gjimshitin që ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?