Në "Bentegodi" Verona fitoi 3-2 kundër miqve të Romës. Duket se me këtë humbje trajneri Ivan Juric ka "mbushur kupën" dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit. Për vendasit shënuan Tengstedt në minutën e 13-të, Magnani në të 34 dhe Harroi në të 88. Ndërkohë që Rocha në fund u ndëshkua me karton të kuq te Verona. Nga ana tjetër Roma barazoi dy herë me Soule në të 28 minutë dhe Dovbyk në të 53'. Pas javës së 11-të Roma e sheh veten në pozitën e 11-të me 13 pikë, duke siguruar vetëm tre fitore, katër barazime dhe katër humbje.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atalanta mposht 0-3 Napolin dhe rihap garën për kreun e Serie A! Interi fiton me Venezian dhe shkon -1, Roma në 'rënie të lirë'
S.Dh/ReportTv.al