Në "Anfiel Road", ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League foli për Liverpoolin. Të besuarit e Arne Slot mposhtën 2-0 Manchester Cityn e Guardiolës dhe "arratisen" në krye të Premier League me 11 pikë më shumë se "Qytetarët" (vendi pestë). Shtatë ndeshje pa fitore për Man. Cityn që zyrtarisht është në krizë. Ndeshja u vendos nga golat e Gakpo në minutën e 12-të dhe Salah në të 78 minutë me penallti. Me 34 pikë Liverpool mban kreun e renditjes, nëntë më shumë nga Arsenal dhe Chelsea ndjekës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Liverpool mposht 2-0 Man. Cityn dhe 'arratiset' në krye të Premier League! Chelsea fiton 3-0 kundër Aston Villas, United argëtohet dhe mposht me katër gola Evertonin
S.Dh/E.H/ReportTv.al