Chelsea feston suksesin

GOLAT/ Liverpool mposht 2-0 Man. Cityn dhe 'arratiset' në krye të Premier League! Chelsea fiton 3-0 kundër Aston Villas, United argëtohet dhe mposht me katër gola Evertonin

1 Dhjetor, 16:32| Përditesimi: 1 Dhjetor, 19:50

  • Share

Elita e futbollit anglez, Premier League zbriti këtë të diel në fushë me "big-ët". Te fitorja dolën Liverpool, Chelsea dhe Manchester United, ndërsa Tottenham u ndal në barazim. Të kuqtë e Liverpool mposhtën 'Qytetarët' e Guardiolës dhe zyrtarizojnë krizën e Man. Cityt.

Në "Anfiel Road", ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League foli për Liverpoolin. Të besuarit e Arne Slot mposhtën 2-0 Manchester Cityn e Guardiolës dhe "arratisen" në krye të Premier League me 11 pikë më shumë se "Qytetarët" (vendi pestë). Shtatë ndeshje pa fitore për Man. Cityn që zyrtarisht është në krizë. Ndeshja u vendos nga golat e Gakpo në minutën e 12-të dhe Salah në të 78 minutë me penallti. Me 34 pikë Liverpool mban kreun e renditjes, nëntë më shumë nga Arsenal dhe Chelsea ndjekës.

Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 4-0 kundër Everton dhe i dhuroi trajnerit të ri Ruben Amorim fitoren e parë në kampionat. "Djajtë" u dukën të freskët në ide dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me Rashford dhe Zirkzee, këto pas dy pasimeve finale të Brunos. Edhe në pjesën e dytë shënuan të njëjtët autorë për dopietët personale, këtë herë me asistimet e Diallo. Tanimë United shkon në kuotën e 19 pikëve dhe sheh nga Evropa. Te Everton edhe këtë ndeshje mungoi Armando Broja që u rikthye nga një lëndim dhe u aktivizua me ekipin e të rinjve.

Në "Stamford Bridge" Chelsea vijon të tregojë formën e mirë dhe djemtë e Marescas fituan 3-0 kundër Aston Villas. Jackson dhe Fernandez në pjesën e parë, si edhe Palmer në të dytën shënuan për londinezët. Me 25 pikë Chelsea kërcënon kreun.

Ndërkohë që Tottenham dhe Fulham barazuan 1-1. Ishin Spurs që kaluan në epërsi me golin e Johnson në minutën e 54, teksa u barazua nga Cairney në minutën e 67-të. 

Premier League - java 13-të:

E diel, 01 dhjetor 2024

14:30

Chelsea 3-0 Aston Villa

Manchester United 4-0 Everton

Tottenham 1-1 Fulham

17:00 Liverpool 2-0 Manchester City

Renditja:

Ora 19:38
VIDEO/ Manchester City shtatë ndeshje pa fitore, Liverpool e 'likuidon' 2-0 dhe 'arratiset' në krye të Premier League


Në "Anfiel Road", ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League foli për Liverpoolin. Të besuarit e Arne Slot mposhtën 2-0 Manchester Cityn e Guardiolës dhe "arratisen" në krye të Premier League me 11 pikë më shumë se "Qytetarët" (vendi pestë). Shtatë ndeshje pa fitore për Man. Cityn që zyrtarisht është në krizë. Ndeshja u vendos nga golat e Gakpo në minutën e 12-të dhe Salah në të 78 minutë me penallti. Me 34 pikë Liverpool mban kreun e renditjes, nëntë më shumë nga Arsenal dhe Chelsea ndjekës.

 

Ora 16:34
VIDEO/ Man. United me 'fytyrë të re', mposht 4-0 Evertonin! Shkëlqejnë Rashford dhe Zirkzee


Në "Old Trafford" Manchester United fitoi 4-0 kundër Everton dhe i dhuroi trajnerit të ri Ruben Amorim fitoren e parë në kampionat. "Djajtë" u dukën të freskët në ide dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me Rashford dhe Zirkzee, këto pas dy pasimeve finale të Brunos. Edhe në pjesën e dytë shënuan të njëjtët autorë për dopietët personale, këtë herë me asistimet e Diallo. Tanimë United shkon në kuotën e 19 pikëve dhe sheh nga Evropa. Te Everton edhe këtë ndeshje mungoi Armando Broja që u rikthye nga një lëndim dhe u aktivizua me ekipin e të rinjve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?