Mbappe dhe Ronaldo

VIDEO/ Me vetëm tre fjalë, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Real Madrid

16 Korrik, 17:39| Përditesimi: 16 Korrik, 17:42

  • Share

Më shumë se 80 mijë tifozë ishin të pranishëm në "Bernabeu" për prezantimin e Kylian Mbappe te Real Madrid. Me numrin 9 mbi shpinë, francezi elektrizoi të pranishmit dhe nuk harroi të thoshte sloganin "Hala Madrid".

Në fjalën e tij, Mbappe "kopjoi" edhe formën e prezantimit të Cristiano Ronaldos në 2009. Video e ngjashme po bën xhiron në rrjetet sociale, teksa madrilenët kanë shumë besim se Mbappe do jetë ylli i ardhshëm i "Galaktikëve".

“Një, dy, tre… Hala Madrid”, thoshte Cristiano më parë, teksa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Mbappe.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?