Politikë

Bulqizë/Pamjet e dhunimit të zyrtarit të Bashkisë, dyshohet se u godit nga Mziu dhe nipi i tij

25 Prill, 22:43| Përditesimi: 26 Prill, 10:11

  • Share

Këto pamje tregojnë momentin e dhunës së ushtruar ndaj zyrtarit të  Njësisë Administrative Ostren, Kalosh Murra. Ky i fundit pretendon se është dhunuar nga drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij.

Pamjet janë filmuar me celularë në distancë, prandaj Xhelal Mziu nuk identifikohet qartë, por dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes bëjnë me dije për Report Tv se këto pamje i përkasin episodit të parë të dhunës para Njësisë Administrative Ostren.

33-vjeçari Kalosh Murra me detyrë, përgjegjës i ndihmës ekonomike, tha për Report Tv se deputeti demokrat ka dalë nga një lokal pranë Njësisë Administrative Ostren dhe është kthyer mbrapsht për ta dhunuar.

“Kam qenë para punës time (njësisë administrative). Xhelal Mziu bashkë me të tjerë dolën nga lokali, kaluan para zyrave dhe më pas u kthyen mbrapsht. Më kapi direkt për fyti, ndërsa nipi i tij më goditi me grushte. Më gjakosi! Më kanë çuar në spital dhe më kanë qepur në fytyrë. Pas mjekimit kam dalë nga spitali dhe ndodhen në shtëpi me raporte. Shkakun nuk e di, unë isha në punën time. Mund të jetë për fushatë por unë s’jam i sigurt se nuk e njoh personalisht Xhelal Mziu dhe s’kam patur kurrë lidhje me të. Edhe vetë jam i çuditur se pse më qëlluan. Ndoshta e kanë fryrë (shtyrë) persona të tjerë që ishin në takim elektoral me të. Kam bërë kallëzim në polici dhe janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së institucionit. Pres të zbardhet ngjarja e plotë nga policia dhe prokuroria”, tha Murra në një bisedë telefonike për Report Tv.

Nga ana tjetër, deputeti Mziu pretendon se njerëz të lidhur me Partinë Socialiste intimidojnë qytetarët në Qarkun Dibër që të mos marrin pjesë në takimet elektorale të Partisë Demokratike. Sipas Mziut, Murra ka njoftuar babanë e kandidatit të PS të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të PD-së në Bulqizë, Shaqir Manjani. 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?