VIDEO EKSKLUZIVE/ Momenti kur Xhemal Loka dhunon e kërcënon bashkëshorten që kreu vetëvrasje! Djali i vogël e filmoi, tjetri përpiqet ta ndalojë

8 Janar, 17:37| Përditesimi: 8 Janar, 18:29

  • Share

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive, që fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije. 

Në video Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet më shumë.

Xhemal Loka: T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!

Bedrie Loka: Kush është ai që fut turinjtë

Xhemal Loka: As... (Permend nje emër por nuk kuptohet) e as kërkush..." dëgjohet në video 

Djali i vogël i çiftit i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen", duke theksuar "une kam një telefon "Samsung"... dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin", si dhe "telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti" ka thënë ai për prokurorinë

Prokuroria ka në dorë dhe dy video të tjera të cilat vërtetojnë dhunën që 45 vjeçari ushtronte ndaj gruas e cila i dha fund jetës me fotoksinë në orët e para të 2 janarit 2024.

Ngjarja u bë publike më 5 janar, dhe menjëherë prokuroria nisi marrjen në pyetje të familjarëve të viktimës. Kanë qenë pikërisht fëmijët që kanë treguar se dhuna si psikologjike dhe fizike që i ati ushtronte ndaj të ëmës ka qenë e përsëritur. Dy herët e fundit ishin ato të 4 ditëve para vitit të ri ku e kishte kërcënuar se do e vriste. Madje dhe një natë para, se të vetëvritej me fotoksinë, ata kanë bërë sherr dhe i ati nuk donte ta linte të shkonte tek e ëma dhe vëllezërit e saj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rrema: 09/01/2024 20:35

    mentaliteti i gruas placke qe vjen nga anadollizimi eshte thelle ne mentalitetin e shoqerise, cfacet ne shume ambiente, rruge, shpi, zyra, jashte, porte e aeroprte. Ne pergjithesi si shoqeri kulturen e dhunes e me te fortit e mashtruesit, tja le fajin atij te vjedh nej lek une e kemi kudo. parlament, pune, dashuri, seks, njerez pa logjike te tredhur por krenare

    Përgjigju
  • demir: 09/01/2024 13:27

    Ky eshte nje krim i madh dhe tani ka lloj lloj aludimesh ne media por nje gje duhet patur parasysh grate qe kane burrat ne emigracion duhet te jene me te kujdesshme se temperamenti ne njerez te ndryshem eshte e ndryshme dhe per rastin konkret ky person eshte treguar i pa llogjikshem.

    Përgjigju
  • Albi: 09/01/2024 07:57

    plage dhe drama qe na la pas turqia.Ne kryejme dhe sot cdo ritual turk ne martesa dhe vaki.Kryesisht shqiperia e mesme dhe kosova e maqedonia (shqiptaret) ruajne me fanatizem cdo ritual turk te vjeter.Behen lidhje martesore familjare pa patur djali apo vajza zgjedhje tjeter.Burri e sheh gruan si placke te tijen dhe gruaja portofolin e burrit si prone te sajen.fukarraleku dhe injorancia jane ulur kembekryq.A nuk po ngjajme gjithje e me teper si vendet arabe dhe turqit ku gruaja qellohet me gure ?!pse ??!ne jemi popull i mire por feja dhe politika na kane shremberuar

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2024 01:35

    /DAVID/,jam shume dakord me ju.Por do te shtoja dhe dicka tjeter.Denoncimi per videon ne Tik-Tok u be nga viktima qe ne Dhjetor 2022,gjithashtu dihej kush e kishte hapur profilin fals,nderkaq jemi ne 2024 dhe perpara kemi nje burre te arrestuar qe ka keqtrajtuar e dhunuar gruan duke u bazuar ne kete profil fals,kemi nje grua te mjere, qe fjaleve e thashethemeve te botes e dhunes psikike e fizike te burrit shkaktuar prej tyre,nuk mundi t'i rrezistonte me dhe vendosi te vetevritet,kemi nje familje te shkaterruar e dy fise gati te mbysin njeri-tjetrin dhe sigurisht ne fund nuk mund te harrojme policine e prokurorine qe tregohen shume te zellshem e i gjejne e i denojne menjehere ata qe bejne publike pagat,ID,telefonat,etj te VIP-ave dhe politikaneve,por kane dy vjet qe /hetojne/,dhe as nuk denojne personin qe hapi profilin fals te se ndjeres edhe pse e dine kush eshte,duke u justifikuar se jetoka jashte dhe si rrjedhim na qenka e veshtire ndjekja penale,por cuditerisht nuk thone asgje nese personi i hetuar vazhdon te mbaje akoma shtetesi shqiptare e si rrjedhim eshte akoma nen ligjin shqiptar,per te mos folur per mbylljen e faqes/profil qe nuk e kane bere akoma,sepse e ndjera nuk eshte politikan me rroge milionash,apo VIP qe del cdo dite ne ekran dhe ka fuqine e media e me shume nga pas,por eshte ASKUSHI!

    Përgjigju
  • Ida: 08/01/2024 22:51

    Kto burra qe vetem burra nuk jane jane plaga e kesaj shoqerie qe shkaterrojne jeten e grave .Mbas 32 viteve martese ai njeri qe une e konsideroja familje qe sakrifikova ç’do gje per ti ndenjur ne krah qe kam punuar me shume se ai i dhashe nje djale me ka dhunuar me ka thyer briinjet kur isha me prit je te embel ne muajt e fundit te shtatzanise me ka marre me shqelma pse nuk ie prisja ne kemb kur hynte ne shpi per dy lek me hodhi tej si nje plaçke te vjeter duke gjetur shkakun se isha shume nene dhe i kisha prishur lraportin me djalin.Dhe perpara djalit 28 vjeç me tha te kam rrahur pak duhet te kisha rrahur me shume.Dhe kjo me ka dhimtur me shume se ç’do dhune fizike dhe psikollogjike qe me ka bere.Dhe ky njeri jeton prek 33 viteve sa me itali dhe zvicer .Kto jane burrat e sotem qe per femer te perdorme qe pin vere gjithe naten me to dhunojne grate e tyre sepse nuk jane te perdala dhe nuk jane pa dinjitet si ato

    Përgjigju
  • Drini: 08/01/2024 22:32

    mjere ajo grua cfare ka vuajtur. Ky eshte nje psikopat i dhunshem. Duhet denuar per vrasje mos te shoh me driten e diellit

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/01/2024 21:46

    Shoqeria shqiptare eshte ne zgrip te humnerës te krijuar nga klasa politike shqiptare 111 vjeçare dhe veçanerisht nga mostra e saj 33 vjeçare. Vetëm eleminimi i kesaj klase politike do ta shpetoj kete shoqeri dhe te filloj prospetiteti yne.

    Përgjigju
    • Or tej: 10/01/2024 06:59

      Nuk ban hajr shqiptari ne qeveri por duhet nje pushtim nga te huajt or teeeejjjjj

    • Durresi: 09/01/2024 19:38

      Kam dakord me ty me mbi 111 vjet vuajtje nha politika.. kjo sepse fatkeqesisht,500 otomanizem nuk shuhen si me magji.. po ashtu duhet te kuptojme qe nga te tjeret nuk ke cfare pret... edhe kur ka nxjerre mesues Shqiperia,nuk ja kane fishkelluer shume me thene te drejten... Duhet kulture.

  • david: 08/01/2024 19:54

    Perse asnje nuk flet per ate qelbesiren qe ka hapur video Tik Toku? Ajo eshte pjese kyce e kesaj torture. Ajo/ai bashke me burrin te dy e kane vrare kete grua!

    Përgjigju
  • Agim: 08/01/2024 18:43

    Ti nuk je burre, ti je zhul! Llum! Beni gangon ne shtepi e qani ne televizor!

    Përgjigju
  • Arditi: 08/01/2024 18:39

    Qelbesire shtaze e eger, ti duhesh tredhur e futur ne burg Salvadorian ore plere monster e ndyre.

    Përgjigju
  • Oktavë: 08/01/2024 18:33

    Hajt tani e mos u fshini pas gishtit. Se shumica e grave shqiptare, nga veriu e deri në jug, këtë lloj dhune psikologjike e fizike e kanë bukë të përditshme. Si Bedria, ashtu dhe shumë gra të tjera, e dinë të gjithë që dhunohen, nga fqinjët e deri te familja, por një shoqëri patriarkale si e jona, nuk lëviz as gishtin më të vogël për gratë e dhunuara.

    Përgjigju
  • Den: 08/01/2024 17:52

    Dhune ne sy te femijve,,kjo eshte kultura dhe edukata ne shume familje shqiptare, dhune ne parlament,dhune ne rruge dhune per rradhet dhe kanalizimet,dhune vetem dhune Po arsyen ,edukatën,kulturën e komunikimit eshte nje fenomen pothuaj i pa njohur per shoqërinë tone

    Përgjigju
  • Bani: 08/01/2024 17:50

    Kalbeni mren idiotin,terrorizon fmit,detyron gruan me ba vetvrasje.ca pret ma prej ketij shk.....llat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?