Kjo ka qenë qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure.
Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë e pushtuar nga uji për disa orë.
Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.
Nga bashkia e Malësisë së Madhe, po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Lajmi kryesor:
Përroi del nga shtrati, përmbyt qytetin e Koplikut! Çahet asfalti! Uji hyn në banesa e biznese! Nën ujë dhe shëtitorja e Sarandës e Ksamili
SI.E.//ReportTv.al