Kronikë

VIDEO/ Ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, momenti kur 43-vjeçarin në Durrës e kap korrenti pasi prek shtyllën e ndriçimit

12 Shtator, 11:43| Përditesimi: 12 Shtator, 13:31

  • Share

Bardhyl Kaloshi 43 vjeç ndërroi jetë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kalonte në rrugë, e cila ishte e përmbytur nga uji. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 6 pranë stadiumit të futbollit në Durrës.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Kaloshi ka prekur me dorë një shtyllë elektrike të ndriçimit të rrugës ku në brendësi të saj ka pasur kabuj të zhveshur, të cilët për pasojë kanë shkaktuar vdekjen e 43-vjeçarit.

Bardhyl Kaloshi bie në tokë pas kontaktit me rrymën ndërsa kalimtarë të rastit tentojnë t’i afrohen 43-vjeçarit, por largohen menjëherë për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Ndërkohë ditën e sotme, në zonë ka mbërritur një punonjës i bashkisë, i cili ka rregulluar problemin në shtyllën ku humbi jetën dhe 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi.

Ora 13:28
43-vjeçarin e zuri korrenti te shtylla e ndriçimit, eksperti Duleviç: Nuk është zbatuar rregullorja, mungoi sigurimi teknik

 

Eksperti Azmer Duleviç thotë se vdekja e 43-vjeçarit në Durrës që e zuri korrenti në shtyllën e ndriçimit në rrugë një ditë më parë, fajëson autoritetet që nuk kanë zbatuar rregulloren e sigurimit teknik.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Duleviç tha se qytetari nuk do të kishte pësuar asnjë gjë nëse shtylla do të ishte e pajisur me automat dhe linjë tokëzimi, pasi energjia do të stakohej automatikisht.

Por për shkak se mungonin këto kushte teknike të sigurisë, e ndikuar edhe uji që kishte përmbytur rrugët e Durrësit një ditë më parë, ndodhi ngjarja tragjike.

Report Tv publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket qytetari që sapo prek shtyllën e ndriçimit në rrugë, e zë korrenti dhe humb jetën.

“Ka ndodhur për mungesën e zbatimit të rregullores dhe sigurimit teknik. Në rastin e lagështirës duhet të kishte funksionuar sistemi i mbrojtjes, do stakohej linja në mënyrë automatike. Por pjesa më e madhe e ndriçimit rrugor është në gjendjen alarmante, nuk është vendosur asnjë element mbrojtës, asnjë tokëzim. Në momentin që dikush e prek atë pjesën metalike, uji ka ndikuar. Nëse do kalonin edhe persona të tjerë ngjarja do kishte qenë edhe më e rëndë. Në 2025, në mes të ditës, të humbasësh jetën në punën tënde, është më shumë se kriminale. Shtyllat e ndriçimit rrugor, kabujt janë me izolant. Kabinat elektrike janë pa dyert. Kjo gjë duhet të marri fund, është e papranueshme në vitin 2025. Një qytetar të humbasi jetën për disa gjëra që zgjidhen me kosto minimale. Automati është i domosdoshëm. Nëse nuk ka tokëzim dhe automat diferencial, nuk jepet energji. Duhet që edhe personat që janë të punësuar të jenë të fushës. Shumica nuk kanë formimin minimal teknik, i marrin i punësojnë për arsye elektorale. Kjo duhet të marri fund. Autoritetet duhet të parandalojnë, jo të veprojnë kur ndodh fataliteti”, tha eksperti Azmir Duleviç.

 

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 12/09/2025 12:59

    Është pa përgjegjshmëri e OSHE...

    Përgjigju
  • Nari: 12/09/2025 12:47

    Vetem kaq, o budallenj?! Po policia ç'fare beri ?! Nuk mban njeri pergjegjesi per vdekjen e ketij te ndjeri?! Ketu eshte çmendine!

    Përgjigju
  • Koli: 12/09/2025 12:21

    Dmth te humbesh jeten kot keshtu eshte tmerr. Si mund te lihet ajo shtylle ashtu ca bejne institucionet qe e kane per pergjegjesi ti rregullojne?

    Përgjigju
  • Lexues: 12/09/2025 12:11

    Ngushellime familjes. Familja e te ndjerit duhet te padise bashkine per shpenzimet e varrimit dhe pagat qe nuk do te marrin nga i ndjeri per 25 vitet e ardhshme. Eshte dëm i shkaktuar nga neglizhenca e bashkise. E di qe parate nuk e ngjallin me te ndjerin por do ta ndihmojne familjen te ruaje standartin e meparshem te jeteses dhe mund ta detyrojne bashkine te marre ne pune elektriçiste te kualifikuar qe s’pertojne ta bejne punen e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?