Kronikë
Sport

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

24 Nëntor 2024, 22:19| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 22:35

  • Share

Ekipi U-15 i Dinamos dhe trajneri Engert Bakalli kanë dalë sërish në fushë, por këtë herë ndryshe nga zakonisht.

Martin Cani 14-vjeçar mungonte dhe shokët e skuadrës dhe stafi i Bluve e nderuan të riun që humbi jetën afro një javë më parë pas goditjes me thikë në zemër pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë, aty edhe ku studionte.

Me bluzat e stampuara me foton e Martinit dhe shiritin e zi në krah, shokët e ekipit për herë të parë dolën në fushë pa të, me dhimbjen dhe tronditjen që ka qenë e madhe te moshatarët e ekipit.

Në banderolën e vendosur në ambientet e stërvitjes shkruhej: 'U prehsh në paqe Martin! Do jetosh në zemrat tona'.

Në nder të Martinit, ndeshja e Kombëtares kundër Ukrainës dhe të gjitha ndeshjet e futbollit gjatë kësaj jave në Shqipëri nisën me një minutë heshtje, për të kujtuar futbollistin e vogël që ëndrrat iu shuan në mes.

S.Dh/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 25/11/2024 07:35

    Bravo trajneri. E habitshme se si shkolla Fan Noli nuk beri asnje veprim te ngjashem!! Asnje shenje solidariteti me ngjarjen. Sa te mjere keta mesues e sidomos drejtues instutucionesh ARSIMORE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?