Në ditën e dytë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi për subjektet e mëposhtme, njofton zyrtarisht policia.
Report Tv mëson se janë sekuestruar pasuritë e Aldo Manishtës, Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit dhe Martin Bletës.
Aldo Manishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
3 automjete
1 motor.
Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
Një automjet;
Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
Një automjet;
Operacioni vijon.
Lajmi kryesor:
Vila me pishina, toka dhe makina, OFL e Anti-KÇK-së sekuestron pasuritë në emër të familjarëve të të kërkuarit për pengmarrjen e Prengës (VIDEO)
G.M./ReportTv.al