DUSSELDORF - Tifozët e Kombëtares e kanë nisur që sot festën në Dusseldorf. Nesër në orën 21:00 Shqipëria e futbollit luan kundër Spanjës dhe një fitore do bënte punë për të besuarit e Sylvinhos në Grupin B të Euro 2024.
Afro 30 mijë shqiptarë priten në stadiumin me 49 mijë ulëse, teksa duket se impianti do pikturohet kuqezi. Të shumtë dhe të zhurmshëm në rrugët e qytetit, shqiptarët e kanë kthyer në festë me këngë dhe veshje popullore dhe tupana.
Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi sjell atmosferën e zjarrtë që janë duke dhuruar tifozët e Kombëtares, teksa kjo e sotmja është vetëm nxehmja.
Komento
Amon mer se jeno bo si ato çingiet, kerce n’mes Tirones, per turistet, kerce n’mes t’Evropes… jena tu lo nom mo…
PërgjigjuBravo tifozeve, por një verejtje: jugun shqiptar kur do ta perfaqesoni neper Europe se me keto valle e kenge duket sikur Shqipëria mbaron ne Tirane. Apo ja keni lënë grekut që ta shërim jugun si toke greke? Venir muzike pogonishte, came, moj e bukur More dreqi e mori.
PërgjigjuPo po , uroj te mos na mundin kater apo pese zero qe Te na mbetet rrekord negativ, ndeshja me spanjen ka nje Lajm te mire rreklam ne turizem , shqipria vs spanja dy destinacione turistike bregdetare
Përgjigju