VIDEO/ Pamjet e operacionit 'Trekëndëshi' në Vlorë që çoi në pranga 1 nga 3 bashkëpunëtorët e atentatit ndaj Inez Hajrulla

17 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 17 Shkurt, 23:27

  • Share

Publikohen pamjet e kontrolleve në Vlorë të ndërmarra në kuadër të operacionit të koduar  “Trekëndëshi” që çoi në pranga një 35-vjeçar me tre identitete, pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

Kontrollet u krye në Vlorë. Policia njoftoi sot (17 shkurt) se arrestoi Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, me të cilët dyshohet se planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë.

Ndërkohë në gusht të vitit 2023 ra në pranga Amarildo Nikolli nga Shkodra, I cili dyshohet se do të ishte ekzekutori. Policia sekuestroi dhe armën silenciator me të cilën dyshohej se do të kryhej ekzekutimi. Shikoni videon


Lajmi kryesor:

Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet 'trekëndëshi' kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë (Emri)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?