BARCELONË - Frikë para ndeshjes Espanyol 0-2 Barcelona, e zhvilluar të enjten me fillim nga ora 21:30. Një grua në panik u fut me makinë mes tifozëve duke shkaktuar 13 të lënduar, katër mes të cilëve në spital me plagë më të rënda.
NGJARJA - Një grua, duke drejtuar makinën, pa dashje ka përplasur një vajzë në zonën e stadiumit, pranë grupit të tifozëve që po shkonin të ndiqnin derbin katalanas. Reagimi i acaruar i tifozëve ka sjellë panik te gruaja në timon dhe ajo në mënyrë të pandërgjegjshme i ka dhënë gaz makinës, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina ka marrë përpara turmën e tifozëve, duke plagosur 13 prej tyre.
NDËRPRERJA E SFIDËS - Në minutën e tetë të ndeshjes, disa lojtarë të Espanyol u njoftuan se ka ndodhur një incident, duke i bërë me shenjë gjyqtarit. Garcia më pas e ndërpreu ndeshjen përpara se të fliste me anëtarët e të dy stolave dhe policinë.
Loja rifilloi pas disa minutash, megjithëse dukej se nuk kishte shumë sqarime rreth asaj që kishte ndodhur. Gjatë ndërprerjes, në rrjetet sociale u postua një video që dukej se tregonte disa tifozë duke që u përplasë nga një automjet jashtë stadiumit të Espanyolit. Më pas u raportua se shtatë ambulanca u desh të vendoseshin jashtë stadiumit, ndërsa një video tjetër tregon gjithashtu se policia ishte e pranishme.
DËSHMIA - Duke folur në ITV Sport, ish-futbollisti dhe gazetari Guillem Balague raportoi se katër persona ishin plagosur rëndë dhe ishin dërguar në spital, së bashku me nëntë të tjerë të plagosur. Balague shtoi: “Kuptohet që një shofere humbi kontrollin e automjetit. Ishte një lloj çrregullimi mjekësor që kishte të bënte me ndjesinë që ajo kishte brenda makinës e rrethuar nga njerëz”.
El atropello masivo en Cornellá antes del Espanyol - Barcelona
— ️ٓ️ (@CocoExiliado) May 15, 2025
pic.twitter.com/d4rejfVGlV
Komente
