Schalke dhe Dortmund barazuan 2-2 për javën e 24-t në Bundesligë. Derbi i zhvilluar në "Veltins Arena" ka qenë i luftuar dhe me katër gola, me Bayern Munich që del i buzëqeshur nga kjo përballje. Ndeshja u zhbllokua nga Schlotterbeck për miqtë në minutën e 38-të. Në të 50-tën Bulter barazoi 1-1, ndërsa Guerreiro riktheu në epërsi Dortmundin në të 60 minutë. Ishte Karaman që në minutën e 79 barazoi për 2-2. Nga kjo ndeshje Bayern Munich del i fituar, me bavarezët që mbajnë kreun të vetëm me 52 pikë pas fitores së sotme. Dortmund me 50 pikë është në vendin e dytë, ndërsa Schalke shkon në kuotën e 20 pikëve për vendin e parafundit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Bayern shënon 5 gola dhe merr kreun e Bundesligës, Leipzig bën detyrën! Ngec Dortmundi
S.Dh/ReportTv.al