VIDEO/ Partizani fiton në Durrës dhe qëndron në krye të Superligës, Vllaznia mposht Bylis, Teuta në krizë

21 Tetor 2022, 19:46| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 22:04

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të premte dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në fundin e fazës së parë ndeshjet filluan në 17:45, me Partizanin që fitoi 1-4 në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia mori tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Bylis.

Në "Niko Dovana", Demat e Colella hapën ndeshjen që në minutën e dytë me Hotin. Pas golit të parë ndeshja do ndërpritej për gjashtë minuta pas ikjes së dritave në stadium. Me rifillimin e sfidës, Gruda në minutën e 16 vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta nga barazimi, Da Silva për Partizanin do gjente golin e 1-2. Kaq është dashur që Partizani të merrte epërsinë, duke shënuar sërish me Hotin për 1-3. Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që vulosën tri pikët me Skukën në minutën e 75 të ndeshjes.

Pas nëntë javësh Partizani kryeson me 19 pikë Superligën, katër pikë më shumë se Tirana që luan nesër me Erzenin. Teuta me shtatë pikë qëndron në vendin e parafundit, me djemtë e Shkëmbit që rikthejnë krizën pas fitores së javës së shkuar me Egnatian.

Nga ana tjetër, në "Loro Boriçi" Vllaznia fitoi 2-1 me Bylis për t'u rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve. Në minutën e 39 Herald Marku gjeti golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 72 Jonuzi do gjente edhe golin e qetësisë pas gafës së Teqja në portë. Goli i Kaçorrit në minutën e 84 shërbeu sa për statistika 2-1. Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e gjashtë me 11 pikë.

Ora 19:53
VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve, fiton me Bylis në Shkodër

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të premte dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në fundin e fazës së parë ndeshjet filluan në 17:45, me Partizanin që fitoi 1-4 në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia mori tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Bylis.

Në "Loro Boriçi" Vllaznia fitoi 2-1 me Bylis për t'u rikthyer te fitorja pas tre ndeshjeve. Në minutën e 39 Herald Marku gjeti golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 72 Jonuzi do gjente edhe golin e qetësisë pas gafës së Teqja në portë. Goli i Kaçorrit në minutën e 84 shërbeu sa për statistika 2-1. Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Bylis qëndron në vendin e gjashtë me 11 pikë.

 

 
Ora 19:48
VIDEO/ Partizani i shënon katër gola Teutës në Durrës, mjekët heronj shpëtojnë tifozin

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të premte dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në fundin e fazës së parë ndeshjet filluan në 17:45, me Partizanin që fitoi 1-4 në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia mori tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Bylis.

Në "Niko Dovana", Demat e Colella hapën ndeshjen që në minutën e dytë me Hotin. Pas golit të parë ndeshja do ndërpritej për gjashtë minuta pas ikjes së dritave në stadium. Me rifillimin e sfidës, Gruda në minutën e 16 vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta nga barazimi, Da Silva për Partizanin do gjente golin e 1-2. Kaq është dashur që Partizani të merrte epërsinë, duke shënuar sërish me Hotin për 1-3. Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që vulosën tri pikët me Skukën në minutën e 75 të ndeshjes.

Pas nëntë javësh Partizani kryeson me 19 pikë Superligën, katër pikë më shumë se Tirana që luan nesër me Erzenin. Teuta me shtatë pikë qëndron në vendin e parafundit, me djemtë e Shkëmbit që rikthejnë krizën pas fitores së javës së shkuar me Egnatian.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?