PIKANTE/ Partizani fiton në Durrës, ikin dritat në 'Niko Dovana'! Mjekët heronj shpëtojnë tifozin (VIDEO)

21 Tetor 2022, 17:59| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 20:02

  • Share

Teuta humbi 1-4 me Partizanin për javën e nëntë në Superligën shqiptare të futbollit. Dopieta e Hotit, goli i Da Silva dhe Skuka bënë që Demat të dilnin me tri pikë nga transferta. Për vendasit e Shkëmbit shënoi Gruda. Në këtë duel ndodhi gjithçka. Pas golit të parë të Hotit në minutën e dytë, në stadium ikën dritat. Kullat e ndriçimit u fikën dhe për afro gjashtë minuta lojtarët bënë nxehmje muskujsh. Sfida rinisi dhe sërish në minutën e 30 pati një ndodhi jo të këndshme.

Një nga tifozët e Partizanit u ndje keq në stadium, me mjekët e kuq që kapërcyen gardhin rrethues të fushës dhe i dhanë ndihmën e parë. Tifozi i kuq ishte afërsisht 40 vjeç dhe pas ndihmës u transportua për në spitalin e Durrësit, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e Partizanit, Ergys Rexha, Keido Koshi dhe Dhimosten Gjini u treguan heronj duke vepruar në kohë.

Ora 18:36
VIDEO/ Tifozi i Partizanit probleme shëndetësore në stadium, stafi i 'Demave' kërcen në tribunë! Transportohet me urgjencë në spital

Teuta dhe Partizani luajtën pjesën e parë (1-3) për javën e nëntë në Superligë. Ndeshja e "Niko Dovana" nisi në 17:45, teksa në minutën e 30 të ndeshjes në stadium pati ankth. Një nga tifozët e Partizanit u ndje keq, me ultrasit që kërkuan ndihmë mjekësore. Menjëherë stafi i Demave kaloi gardhin rrethues dhe i erdhi në ndihmë tifozit, me sfidën që u ndërpre për pak çaste. Menjëherë tifozi u vendos nën kujdesin e mjekëve dhe u transportua në spitalin e Durrësit. Mësohet se tifozi pati probleme me zemrën dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e Partizanit, Ergys Rexha, Keido Koshi dhe Dhimosten Gjini u treguan heronj duke i dhënë ndihmën e parë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?