Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të premte dy ndeshjet hapëse të javës së nëntë. Në fundin e fazës së parë ndeshjet filluan në 17:45, me Partizanin që fitoi 1-4 në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia mori tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Bylis.
Në "Niko Dovana", Demat e Colella hapën ndeshjen që në minutën e dytë me Hotin. Pas golit të parë ndeshja do ndërpritej për gjashtë minuta pas ikjes së dritave në stadium. Me rifillimin e sfidës, Gruda në minutën e 16 vendosi ekuilibrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta nga barazimi, Da Silva për Partizanin do gjente golin e 1-2. Kaq është dashur që Partizani të merrte epërsinë, duke shënuar sërish me Hotin për 1-3. Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që vulosën tri pikët me Skukën në minutën e 75 të ndeshjes.
Pas nëntë javësh Partizani kryeson me 19 pikë Superligën, katër pikë më shumë se Tirana që luan nesër me Erzenin. Teuta me shtatë pikë qëndron në vendin e parafundit, me djemtë e Shkëmbit që rikthejnë krizën pas fitores së javës së shkuar me Egnatian.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Partizani fiton në Durrës dhe qëndron në krye të Superligës, Vllaznia mposht Bylis, Teuta në krizë
S.Dh/ReportTv.al