Ekipi i Partizanit

Sport

VIDEO/ Partizani përshëndetet me tre futbollistët titullarë, firmosin në Ukrainë

4 Janar, 16:10| Përditesimi: 4 Janar, 16:12

  • Share

Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj nuk do jenë më pjesë e Partizanit, pasi klubi i kuq ka gjetur akordin dhe i ka shitur në Ukrainë. Cara do vijojë karrierën te Oleksandria, Rrapaj te Kolos Kovalivka dhe Hadroj te FC Polissya Zhytomyr. Në total "Demat" kanë arkëtuar 900 mijë euro nga këto shitje, ndërsa klubi i kuq ka falënderuar lojtarët.

"Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas. Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe", shkruan Partizani.

Largimet e tre titullarëve pritet të lënë një "gropë" të madhe në formacionin e trajnerit Aleksandar Veselinovic për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë këtë të shtunë Partizanit prezantoi sulmuesin e ri, Dmitriy Podstrelov. 26-vjeçari bjellorus firmosi për një vit e gjysmë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?