PARIS - Një person ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë u shtruan në spital pasi u goditën nga një makinë në kryeqytetin francez mes festimeve në rrugë nga tifozët e Paris Saint Germain, kjo pasi klubi i futbollit arriti në finalen e Champions League.
Tifozët festuan në Champs Elysées pasi mposhtën Arsenalin, por këto momente gëzimi u njollosën nga një episod i shëmtuar, siç raportohet nga shtypi francez, një makinë u përplas me turmën, duke plagosur disa persona, megjithëse rrethanat nuk janë sqaruar ende.
Disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një makinë të përfshirë nga flakët pas përplasjes, ku ka të paktën tre persona të plagosur, sipas asaj që u raportua nga policia, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mjeti u ndoq dhe u kap nga persona të tjerë dhe më vonë u gjet i djegur jo shumë larg vendit të përplasjes.
Policia e Parisit thotë se pati 43 arrestime në incidente të vogla në të gjithë qytetin. Një zyrtar i policisë tha të enjten se personat që u shtruan në spital u goditën nga një makinë pranë rrugës së famshme Champs-Elysees dhe rrethanat po hetohen.
❗️?? - A car drove into a crowd of supporters celebrating PSG’s victory on the Champs-Élysées last night, striking multiple individuals.
— ??The Informant (@theinformant_x) May 8, 2025
The vehicle was later set on fire. Two PSG fans are in critical condition after being hit by the driver.
Construction equipment was used to… pic.twitter.com/gj25tnXTzL
Komente
