ANGLI - Granit Xhaka pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Sunderland në Premier League. 32-vjeçari shqiptar do largohet nga Bayer Leverkusen me disa trofe dhe një emër të mirë gjatë sezoneve të fundit, duke ia dalë të kontribojë për titullin kampion me "Aspirinat".
Mbrëmjen e të hënës Xhaka së bashku me familjen kanë zbarkuar në Angli, ku në orët në vijim janë parashikuar testet mjekësore dhe më pas firma në kontratë. Xhaka është pritur nga drejtuesit e klubit dhe shihet si goditja më "big" e verës.
Të ngjitur këtë sezon në Premier League, Sunderland kanë shpenzuar 130 milionë euro deri tani në merkato dhe kërkojnë të jenë ekipi surprizë në edicionin që nis në gusht. 20 milionë euro pagoi Sunderland për të bërë të vetin Xhakën, ndërsa kontrata e tij do jetë 2-vjeçare. Pas Basel, Gladbach, Arsenal dhe Leverkusen, Sunderland do jetë klubi i pestë në karrierën e Xhakës
Granit Xhaka has landed in the North East ahead of his move to Sunderland ⌛ pic.twitter.com/B8Ie1ft3JP
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) July 28, 2025
Komente
