PSG, kampioni i Europës - Paris

Sport

VIDEO/ PSG feston me trofeun e Champions League në rrugët e Parisit, kampionët priten nga presidenti Macron

2 Qershor, 08:39| Përditesimi: 2 Qershor, 09:17

  • Share

Paris Saint Germain (PSG) u kthye në kryeqytetin francez si kampion i Europës, pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League. Klubi parizien organizoi një paradë fitoreje në rrugët kryesore të qytetit dhe në stadium, ku mijëra tifozë dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique u prit me entuziazëm të madh që në aeroport, ku qindra tifozë kishin mbushur ambientet për të përshëndetur kampionët. Më pas, lojtarët hipën në një autobus të hapur dhe udhëtuan përgjatë bulevardit Champs-Élysées, duke kaluar pranë Harkut të Triumfit, mes një atmosfere elektrizuese.

Parada ndaloi për një moment simbolik përpara Harkut të Triumfit, ku lojtarët ngritën trofeun legjendar përpara tifozëve të zjarrtë. Për të garantuar sigurinë gjatë festimeve, autoritetet mobilizuan rreth 5,400 oficerë policie.

Festimet zgjatën rreth 90 minuta, përpara se skuadra të pritej zyrtarisht nga Presidenti Emmanuel Macron, në pallatin Élysée. Pas saj gjithë festa u spostua në stadiumin Parc de Princes, ku vijoi edhe parada e futbollistëve.

Për fat të mirë nuk pati incidente mes tifozëve, teksa kujtojmë se natën e finales pati përleshje mes ultrasve dhe policisë në Paris, ku u shënuan edhe dy viktima.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?