Në 'Hard Rock Stadium' në Miami, më shumë se 62 mijë tifozë ndoqën fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Juventusit në fazën e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Për "Galaktikët" 22 minuta edhe për Mbappe, me sulmuesin francez që u rikthye pas një periudhe gripale. Tanimë madrilenët në çerekfinale do ndeshen me Dortmundin.
Ndeshja - Përballja ishte e ekulibruar në fushë, ndërsa dy skuadrat kishin disa raste të pastra shënimi, por pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe me një Di Gregorio në superformë për Juventusin. Megjithatë gardiani bardhezi nuk mundi të reagonte si duhej në minutën e 54-t, kur një krosim nga Alexander-Arnold u shfrytëzua mirë nga Gonzalo Garcia, me sulmuesin e ri të Real Madrid që me kokë nga pranë portës e ndali sferën në rrjetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Real Madrid dhe Dortmund ndeshen në çerekfinale, Juventusi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube (Çiftet)
S.Dh/ReportTv.al