Real Madrid 1-0 Juventus

Sport

GOLAT/ Real Madrid dhe Dortmund ndeshen në çerekfinale, Juventusi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube (Çiftet)

2 Korrik, 08:22| Përditesimi: 2 Korrik, 11:00

  • Share

SHBA - Real Madridi dhe Dortmundi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, aty ku do përballen së bashku për të vijuar rrugëtimin drejt trofeut. "Galaktikët" mposhtën 1-0 Juventusin, ndërsa Dortmundi fitoi 2-1 kundër meksikanëve të Monterrey.

Në 'Hard Rock Stadium' në Miami, më shumë se 62 mijë tifozë ndoqën fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Juventusit në fazën e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Për "Galaktikët" 22 minuta edhe për Mbappe, me sulmuesin francez që u rikthye pas një periudhe gripale. Tanimë madrilenët në çerekfinale do ndeshen me Dortmundin.

Ndeshja - Përballja ishte e ekulibruar në fushë, ndërsa dy skuadrat kishin disa raste të pastra shënimi, por pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe me një Di Gregorio në superformë për Juventusin. Megjithatë gardiani bardhezi nuk mundi të reagonte si duhej në minutën e 54-t, kur një krosim nga Alexander-Arnold u shfrytëzua mirë nga Gonzalo Garcia, me sulmuesin e ri të Real Madrid që me kokë nga pranë portës e ndali sferën në rrjetë.

Në 'Mercedes-Benz Stadium' në Atlanta, Dortmundi fitoi 2-1 kundër Monterrey. Gjermanët kalojnë në fazën çerekfinale dhe për të siguruar kalimin më tej duhet të fitojnë kundër Real Madridit. Përballja në fushë pa Dortmundin më të vendosur për fitoren dhe verdhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë me autor Guirassy. Ylli i Dortmund ndali sferën në rrjetë në minutat 14 dhe 24, pas dy pasimeve finale të Adeyemi. Në minutën e 48-të meksikanët shkurtuan me Berterame, por fitorja i buzëqeshi Dortmundit.

Më poshtë të gjitha rezultatet e fazës së 1/8 dhe çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës për Klube.

Kupa e Botës për Klube, faza 1/8:

Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)

Benfica 1-4 Chelsea

PSG 4-0 Inter Miami

Flamengo 2-4 Bayern Munich

Inter 0-2 Fluminense

Manchester City 3-4 Al Hilal (pas 120 minutave)

Real Madrid 1-0 Juventus

Dortmund 2-1 Monterrey

Çiftet çerekfinaliste:

Palmeiras - Chelsea

Fluminense - Al Hilal

PSG - Bayern Munich

Real Madrid - Dortmund

Paraqitja grafike e skemës dhe ndeshjet në Botërorin e Klubeve

Ora 10:59
'10 futbollistë më kërkuan zëvendësimin', Igor Tudor: Ndeshjet kundër Realit dhe Cityt si shkollë

Humbja 1-0 kundër Real Madridit ka bërë që Juventusi të dalë jashtë Kupës së Botës për Klube që në fazën e 1/8-ave. "Zonja e Vjetër" ka shumë probleme për të rikuperuar dhe trajneri Igor Tudor thekson se më e rëndësishmja është rikuperimi fizik. Pas humbjes minimale me Realin, kroati i Juves tha se sfida kundër "Galaktikëve" dhe Man. Cityt ishte si një shkollë futbolli për ta.

"Duhet t'i përgëzoj djemtë, ata e vunë në veprim planin që kishim përgatitur. Ata dhanë gjithçka në këto kushte dhe në fund 10 lojtarë donin të zëvendësoheshin. Dy ndeshjet e fundit (kundër Cityt dhe Realit) do të jenë një shkollë për të ardhmen", tha kroati.

Pyetja në lidhje me zëvendësimin e Kenan Yildiz ishte e pashmangshme , pasi ai dukej jo i bindur të linte fushën. "Kisha frikë se mos lëndohej, do të shtrihej dhe do të prekte pjesën e pasme të këmbës... Kisha frikë se mos mbeteshim me një lojtar më pak në kohën shtesë".

Dallimi krahasuar me humbjen kundër Cityt (5-2) është i qartë. "Ishte një ndeshje e përgatitur në një mënyrë tjetër, me një strategji tjetër dhe në një kontekst tjetër, ishte një ndeshje krejtësisht tjetër. Ajo kundër Cityt nuk kishte asnjë vlerë, kjo po dhe ne e përgatitëm ndryshe kundër një skuadre të fortë në çdo mënyrë. Ne humbëm disa mundësi, vuajtëm kur na u desh të vuanim, tani duhet të pushojmë mirë dhe të fillojmë nga e para".

Kupa e Botës për Klube u lë pas diçka të rëndësishme bardhezinjve.

"Sigurisht niveli i ekipeve me të cilat u përballëm, u përballëm me klube që janë më të mirat që ekzistojnë. Ishte një përvojë e shkëlqyer për lojtarët dhe një përfitim i madh. Tani djemtë duhet të pushojnë, pastaj të fillojmë përsëri të fortë", mbylli Tudor.

Ora 08:42
Mbyllet faza e 1/8-ave, njihuni me ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube! 'Buzëqesh' Chelsea

Paraqitja grafike e skemës dhe ndeshjet në Botërorin e Klubeve

Kupa e Botës për Klube mbylli tetë përballjet e fazës së 1/8-ave dhe tanimë janë mësuar katër ndeshjet çerekfinale. Në datën 4 korrik luhet Fluminense - Al Hilal, ndërsa mëngjesin e datës 5 korrik me orën shqiptare përballen Palmeiras dhe Chelsea. Fituesin e këtyre ndeshjeve do përballen së bashku në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, PSG luan kundër Bayern Munich dhe Real Madrid kundër Dortmund. Ndeshjet zhvillohen në datën 5 korrik. Fituesin e këtyre çifteve do ndeshen në gjysmëfinale sipas skemës së përcaktuar.

Kupa e Botës për Klube, faza 1/8:

Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)

Benfica 1-4 Chelsea

PSG 4-0 Inter Miami

Flamengo 2-4 Bayern Munich

Inter 0-2 Fluminense

Manchester City 3-4 Al Hilal (pas 120 minutave)

Real Madrid 1-0 Juventus

Dortmund 2-1 Monterrey

Çiftet çerekfinaliste:

Palmeiras - Chelsea

Fluminense - Al Hilal

PSG - Bayern Munich

Real Madrid - Dortmund

Ora 08:26
VIDEO/ Dortmund bën detyrën, fiton 2-1 kundër Monterrey dhe gjen 'Galaktikët' në çerekfinale


Në 'Mercedes-Benz Stadium' në Atlanta, Dortmundi fitoi 2-1 kundër Monterrey. Gjermanët kalojnë në fazën çerekfinale dhe për të siguruar kalimin më tej duhet të fitojnë kundër Real Madridit. Përballja në fushë pa Dortmundin më të vendosur për fitoren dhe verdhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë me autor Guirassy. Ylli i Dortmund ndali sferën në rrjetë në minutat 14 dhe 24, pas dy pasimeve finale të Adeyemi. Në minutën e 48-të meksikanët shkurtuan me Berterame, por fitorja i buzëqeshi Dortmundit.

Ora 08:25
VIDEO/ Real Madrid mposht Juventusin 1-0, kalon në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve! Rikthehet Mbappe


Në 'Hard Rock Stadium' në Miami, më shumë se 62 mijë tifozë ndoqën fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Juventusit në fazën e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Për "Galaktikët" 22 minuta edhe për Mbappe, me sulmuesin francez që u rikthye pas një periudhe gripale. Tanimë madrilenët në çerekfinale do ndeshen me Dortmundin.

Ndeshja - Përballja ishte e ekulibruar në fushë, ndërsa dy skuadrat kishin disa raste të pastra shënimi, por pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe me një Di Gregorio në superformë për Juventusin. Megjithatë gardiani bardhezi nuk mundi të reagonte si duhej në minutën e 54-t, kur një krosim nga Alexander-Arnold u shfrytëzua mirë nga Gonzalo Garcia, me sulmuesin e ri të Real Madrid që me kokë nga pranë portës e ndali sferën në rrjetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?