Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar pasditen e kësaj të hëne në pallatin e Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti" në Tiranë, për të sekuestruar dy apartamente të Jamarbër Malltezit që ndodhen po në këtë pallat.
Në videon e Report TV shihet momenti kur oficerët e policisë gjyqësore futen nga dera kryesore e pallatit ku banon prej vitesh ish-kryeministri. Ata kanë qëndruar vetëm 6 minuta dhe kanë dalë.
Në një kohë që ka dalë para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me kërkesë të SPAK-ut vendosi që të bllokonte disa pasuri të Malltezit përfshirë edhe vilën në Gjirin e Lalzit ku kanë vendosur shiritin.
Lajmi kryesor:
DOKUMENTI/ SPAK sekuestron pasuritë e Malltezit, i vihet shiriti vilës tek Gjiri i Lalzit ku pushonte Berisha! I bllokohen llogaritë bankare me vlerë mbi 250 mijë euro (VIDEO)
B.K//ReportTv.al