DELVINË- Ndeshja e javës së pestë në Kategorinë e Dytë mes Delvinës dhe AF Elbasanit u ndërpre pas 50 minutave lojë (0-0). Arbitri kryesor i ndeshjes, fieraku Xhulio Agolli u godit me sende të forta nga tifozët vendas këtë të diel. Të ndodhur pas porte dhe jashtë rrethimit të fushës, tifozët kanë goditur kryesorin e takimit, me lojtarët që sinjalizuan për ndihmë.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar Tritan Pipikon, 50-vjeç, ish-futbollist i Delvinës, pasi nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes.
Vendasit pretenduan penallti në minutën e 48 të ndeshjes, me arbitrin që vijoi lojën. Të acaruar me vendimin, tifozët vendosën ta katranosnin dhe të ndërprisnin ndeshjen me dhunën ndaj arbitrit, duke rikthyer dhunën në futbollin shqiptar. Gjyqtari u shoqërua për mjekim në spital, me goditjen që duket se ka ishte e fortë. Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm, gjyqtari është larguar për në banesë.
Pas ndërprerjes së takimit, AF Elbasani pret tri pikët dhe fitoren 0-3 në tavolinë. Kjo nuk është hera e parë që në stadiumin e Delvinës ndodhin ngjarje të shëmtuara, që nuk kanë lidhje me futbollin.
Policia e Delvinës ka arrestuar Tritan Pipiko, 50 vjeç, ish-futbollist i skuadrës së Delvinës, pasi hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes Delvine-Elbasan.
Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.
Albitri duhet te mbaje lojen drejt... Ishte penallti e duhet ta jepte.. Te mos favorizoje ekipe.. E te mos luaje me nervat e tifozeve.. Vertet eshte njeri mbi te gjitha por mos luaje me nervat e nje qyteti si delvina... Kjo qe beri albitri eshte nje poshterim per delvinen.. Ne qofte se e mbante lojen drejt nuk do arinte deri ketu
PërgjigjuIdjot nga loje sporti e kthen ne lufte me gure.
PërgjigjuMbane ne burg se albitri njeri eshte nuk eshte qen
PërgjigjuKafshet qe godasin arbitrin duhet te marrin denimin e merituar nga drejtesia.
PërgjigjuSa turp çfar kafshësh me dy këmb godasin arbitrin e duan kta futboll e duan kta lloi kafshësh argëtim.
Përgjigju