Në "Olimpico" vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi barazon 1-1 kundër Napolit, Roma dështon sërish dhe shkarkon trajnerin! Atalanta merr vendin e dytë, renditja e Serie A bëhet 'lëmsh'
S.Dh/ReportTv.al