Penalltia e humbur nga Calhanoglu

GOLAT/ Interi barazon 1-1 kundër Napolit, Roma dështon sërish dhe shkarkon trajnerin! Atalanta merr vendin e dytë, renditja e Serie A bëhet 'lëmsh'

10 Nëntor, 15:38| Përditesimi: 10 Nëntor, 22:48

  • Share

Futbolli elitar në Itali, Serie A mbylli këtë të diel raundin e 12-të. Në mesditë Atalanta përmbysi 2-1 Udinesen dhe sheh nga kreu, ndërsa Berat Gjimshiti doli i dëmtuar pas 25 minutave. Interi dhe Napoli barauan 1-1 mes spektaklit, teksa kreu mbahet nga ekipi i Antonio Contes. Pas këtij raundi renditja e Serie A bëhet "lëmsh", me katër skuadra që kanë 25 pikë për vendin e dytë.

Interi dhe Napoli barazuan 1-1 në "Meazza" në kryendeshjen e javës së 12-të në Serie A. Me këtë rezultat janë napoletanët që mbajnë kreun me 26 pikë, ndërsa Inter shkon në pozitën e katërt, paçka se janë katër skuadra me 25 pikë.

Dueli nisi ashtu siç pritej, me raste nga të dyja skuadrat. Ishin miqtë që shënuan në minutën e 23 me McTominay, pas një asisti të Rrahmanit. Ekuilibrat do vendoseshin dy minuta nga fundi i së parës, kur Calhanoglu nga afro 27 metra lëshoi një "silurë" që u ndal në rrjetën e Meret. Turku bëri protagonistin në pjesën e dytë kur gaboi penalltinë në të 74 minutë, me topin që u stampua në shtyllën e djathtë pingule të Meret. "Engjëll dhe Djall" 32-vjeçari, ndërsa dy ekipet ndajnë nga një pikë. Kristjan Asllani qëndroi në stol për zikaltërit.

Në Bergamo, Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses dhe sheh nga kreu. Vendasit kaluan në epërsi pas 13 minutave lojë me Lookman, gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 25 minutë Atalanta mbeti pa Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares që i la vendin Ederson për shkak lëndimi. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë Kamara kaloi në epërsi Udinesen duke heshtur stadiumin. Duheshin katër minuta të zjarrta, me Pasalic në të 56 dhe autogolin e Toure në të 60 që bergamaskët të përmbysnin gjithçka dhe të dilnin me pikë të plota nga një duel që i ngjit mes pretendentëve.

Në "Olimpico" vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.

Serie A, raundi 12-të:

E diel, 10 nëntor 2024

12:30 Atalanta 2-1 Udinese

15:00 Roma 2-3 Bologna

15:00 Fiorentina 3-1 Verona

18:00 Monza 0-1 Lazio

20:45 Inter 1-1 Napoli

Renditja:

Ora 22:40
VIDEO/ Calhanoglu 'engjëll dhe djall', Interi barazon 1-1 kundër Napolit në 'Meazza'! Ekipi i Contes mban kreun


Interi dhe Napoli barazuan 1-1 në "Meazza" në kryendeshjen e javës së 12-të në Serie A. Me këtë rezultat janë napoletanët që mbajnë kreun me 26 pikë, ndërsa Inter shkon në pozitën e katërt, paçka se janë katër skuadra me 25 pikë.

Dueli nisi ashtu siç pritej, me raste nga të dyja skuadrat. Ishin miqtë që shënuan në minutën e 23 me McTominay, pas një asisti të Rrahmanit. Ekuilibrat do vendoseshin dy minuta nga fundi i së parës, kur Calhanoglu nga afro 27 metra lëshoi një "silurë" që u ndal në rrjetën e Meret. Turku bëri protagonistin në pjesën e dytë kur gaboi penalltinë në të 74 minutë, me topin që u stampua në shtyllën e djathtë pingule të Meret. "Engjëll dhe Djall" 32-vjeçari, ndërsa dy ekipet ndajnë nga një pikë. Kristjan Asllani qëndroi në stol për zikaltërit.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Ora 17:40
Zyrtare/ Humbja në shtëpi, Roma shkarkon trajnerin Juric! Gati ish-i i Italisë


Roma sapo ka shkarkuar trajnerin Ivan Juric. Humbja e pasdites së sotme në shtëpi ndaj Bolognas ishte vendimtare për trajnerin kroat. 2-3 ishte rezultati final në "Olimpico" në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Serisë A. Pas De Rossit, Juric bëhet trajneri i dytë që Roma shkakron këtë sezon.

Deklarata zyrtare e Romës

"Ne duam të falenderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thotë Roma.

Të gjitha gjasat të dërgojnë te Roberto Mancini, i cili është i papunë që pas shkarkimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite.

Ora 17:00
VIDEO/ Roma dy humbje radhazi, Bologna e mposht mes 5 golave! Drejtuesit zyrtarizojnë shkarkimin e Ivan Juric


Në "Olimpico" vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.

Ora 15:40
VIDEO/ Atalanta përmbys 2-1 Udineses dhe kërcënon kreun, dëmtohet Berat Gjimshiti

Në Bergamo, Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses dhe sheh nga kreu. Vendasit kaluan në epërsi pas 13 minutave lojë me Lookman, gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 25 minutë Atalanta mbeti pa Gjimshitin, me kapitenin e Kombëtares që i la vendin Ederson për shkak lëndimi. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë Kamara kaloi në epërsi Udinesen duke heshtur stadiumin.

Duheshin katër minuta të zjarrta, me Pasalic në të 56 dhe autogolin e Toure në të 60 që bergamaskët të përmbysnin gjithçka dhe të dilnin me pikë të plota nga një duel që i ngjit mes pretendentëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?