Ekzekutimi i Gentina Qarrit pranë banesës së tij ka bërë që familjarët të nxitojnë për tek vendi i ngjarjes. Në video shfaqet e ëma duke qarë me zë për të birin që ia vranë tek dera e shtëpisë, ndërsa vëllai i viktimës mundohet ta mbajë dhe ta largojë nga vendi i ngjarjes.
Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi 20 herë nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” është djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një kallashnikov, që dyshohet se është e autorëve
Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit është lara e hesapeve, pasi ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim droge.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet me 20 plumba Gentjan Qarri në Vlorë! Gjendet e djegur një makinë me targa greke dhe një armë brenda saj, dyshohet e autorëve! Viktima i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali
//ReportTv.al