Në "Vonovia Stadium", Bochumi vendas humbi 0-2 me Schalke 04 për javën e 23-të në Bundesligë. Miqtë ndërrojnë vendet në renditje, duke lënë Bochum në fundin e ftohtë të klasifikimit edhe pse me pikë të njëjta (19-të). Ndeshja u hap në minutën e 45 me autogolin e Riemann, teksa Bulter në të 79 minutë shënoi për 0-2. Schalke merr fitoren e dytë radhazi dhe sheh 'dritë në fundin e tunelit', duke qenë një pikë më pak se zona e shpëtimit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Bayern Munich tri pikë për të barazuar Dortmundin në krye të Bundesligës, Union Berlin harron të fitojë
S.Dh/ReportTv.al