Mo Salah mbylli veshët nga brohorimat e tifozëve të Galatasaray

Sport

VIDEO/ 'S'e kisha përjetuar kurrë', Salah pas humbjes në Stamboll: Tifozët e Galatasaray ishin shumë të zhurmshëm

1 Tetor, 12:38| Përditesimi: 1 Tetor, 12:41

  • Share

Liverpool u trondit në Stamboll, aty ku Galatasaray i mposhti 1-0 për raundin e dytë të fazës së ligës në Champions League. Një gol i Osimhen mjaftoi për skuadrën turke, ndërsa në lartësinë e detyrës ishin edhe ultrasit.

Të njohur për koret e zhurmshme dhe mbështetjen e madhe për ekipin, tifozët e Galatasaray nuk zhgënjyen as mbrëmjen e të martës. Për këtë është 'ankuar' edhe Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool që pas ndeshjes tha se nuk e kishte përjetuar kurrë një atmosferë të tillë.

Egjiptiani u filmua duke mbyllur veshët para se të ulej në stol, duke reaguar pas ndeshjes për diçka të tillë.

“Nuk kisha luajtur kurrë në një atmosferë të tillë në jetën time. Ishte shumë e vështirë të qëndroja i përqendruar. Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim”, deklaroi Salah.

Kujtojmë që edhe në të kaluarën ka pasur futbollist nga ekipe të ndryshme evropiane që janë ankuar për zhurmën e madhe që krijojnë tifozët e Galatasaray.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?