Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u mposhtën 0-1 nga Lazio. Te vendasit Berat Gjimshiti luajti 90 minuta, ndërsa për 'Shqiponjat' në stol ishte Elseid Hysaj që nuk u preferua nga Baroni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'i lënë vendin minutës së 54-t, aty ku u realizua edhe goli i vetëm. Ishte portieri Mandas që hodhi një top të gjatë nga porta e tij dhe Dele-Bashiru pasoi për Isaksen, me këtë të fundit që me të majtën e ndali sferën në rrjetë. "Shah-mat" me tre lëvizje nga Lazio, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe sheh nga Evropa.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lazio fiton në Bergamo dhe kalon presionin te Juventusi, 'Zonja' ndalet 1-1 nga Roma në kryeqytet! Renditja në Serie A
S.Dh/ReportTv.al
