Serie A e futbollit në Itali luan raundin e 31-të. Të dielën e 6 prillit tre ndeshjet e para nuk prodhuan fitues, ndërsa në mbrëmje Lazio fitoi 0-1 kundër Atalantës. Me fillim nga ora 20:45 Roma dhe Juventus barazuan 1-1 në "Olimpico".
Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u mposhtën 0-1 nga Lazio. Te vendasit Berat Gjimshiti luajti 90 minuta, ndërsa për 'Shqiponjat' në stol ishte Elseid Hysaj që nuk u preferua nga Baroni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'i lënë vendin minutës së 54-t, aty ku u realizua edhe goli i vetëm. Ishte portieri Mandas që hodhi një top të gjatë nga porta e tij dhe Dele-Bashiru pasoi për Isaksen, me këtë të fundit që me të majtën e ndali sferën në rrjetë. "Shah-mat" me tre lëvizje nga Lazio, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe sheh nga Evropa. Nga ana tjetër Atalanta merr humbjen e tretë radhazi.
Në 'Olimpicon' e Romës vendasit vijojnë të tregojnë momentin e mirë që po kalojnë dhe për raundin e 31-të në Serie A morën një barazim 1-1 kundër Juventusit. Me Igor Tudor në stol "Zonja e Vjetër" ishte më kërkuese dhe goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga Locatelli.
Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit, sfera u largua jashtë zonës dhe kapiteni i bardhezinjte lëshoi një 'silurë' që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Paçka supergolit, në fraksionin e dytë Roma barazoi me Shomurodov (49') që vetëm katër minuta iu deshën nga futja në fushë për të gjetur ekuilibrat. Pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A, është Juvja që ndal vrullin e Romës.
Serie A, raundi 31:
E diel, 6 prill 2025
12:30 Leçe 1-1 Venezia
15:00 Empoli 0-0 Cagliari
15:00 Torino 1-1 Verona
18:00 Atalanta 0-1 Lazio
20:45 Roma 1-1 Juventus
Renditja:
Në 'Olimpicon' e Romës vendasit vijojnë të tregojnë momentin e mirë që po kalojnë dhe për raundin e 31-të në Serie A morën një barazim 1-1 kundër Juventusit. Me Igor Tudor në stol "Zonja e Vjetër" ishte më kërkuese dhe goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga Locatelli.
Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit, sfera u largua jashtë zonës dhe kapiteni i bardhezinjte lëshoi një 'silurë' që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Paçka supergolit, në fraksionin e dytë Roma barazoi me Shomurodov (49') që vetëm katër minuta iu deshën nga futja në fushë për të gjetur ekuilibrat. Me 56 pikë Juventusi mbetet në pozitën e pestë dhe rrezikon Championsin, teksa Roma me 53 pikë ngjitet në vendin e shtatë. Pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A, është Juvja që ndal vrullin e Romës.
Në stadiumin e Bergamos vendasit e Atalantës u mposhtën 0-1 nga Lazio. Te vendasit Berat Gjimshiti luajti 90 minuta, ndërsa për 'Shqiponjat' në stol ishte Elseid Hysaj që nuk u preferua nga Baroni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'i lënë vendin minutës së 54-t, aty ku u realizua edhe goli i vetëm. Ishte portieri Mandas që hodhi një top të gjatë nga porta e tij dhe Dele-Bashiru pasoi për Isaksen, me këtë të fundit që me të majtën e ndali sferën në rrjetë. "Shah-mat" me tre lëvizje nga Lazio, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 55 pikëve dhe sheh nga Evropa.
Komente
