Në 'Olimpicon' e Romës vendasit vijojnë të tregojnë momentin e mirë që po kalojnë dhe për raundin e 31-të në Serie A morën një barazim 1-1 kundër Juventusit. Me Igor Tudor në stol "Zonja e Vjetër" ishte më kërkuese dhe goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga Locatelli.
Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit, sfera u largua jashtë zonës dhe kapiteni i bardhezinjte lëshoi një 'silurë' që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Paçka supergolit, në fraksionin e dytë Roma barazoi me Shomurodov (49') që vetëm katër minuta iu deshën nga futja në fushë për të gjetur ekuilibrat. Me 56 pikë Juventusi mbetet në pozitën e pestë dhe rrezikon Championsin, teksa Roma me 53 pikë ngjitet në vendin e shtatë. Pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A, është Juvja që ndal vrullin e Romës.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lazio fiton në Bergamo dhe kalon presionin te Juventusi, 'Zonja' ndalet 1-1 nga Roma në kryeqytet! Renditja në Serie A
S.Dh/ReportTv.al
