Enner Valencia

VIDEO/ Shkëlqeu në ndeshjen hapëse të Botërorit me dopietë, kapiteni i Ekuadorit shpiku dëmtimin gjatë ndeshjes për t'i ikur policisë

20 Nëntor 2022, 21:48
  • Share

Ekuadori fitoi 0-2 me Katarin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës që mori start këtë të diel. Kjo sfidë u vendos nga dopieta e Enner Valencias, që mban shiritin e kapitenit në këtë ekip.

Në 2016 kur Ekuadori luante me Kilin (3-0) për eleminatoret e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine në fuboll, Valencia shpiku një dëmtim për t'u dërguar me ambulancë jashtë stadiumit, teksa policia e ndoqi nga pas edhe pse ishte në barrelë.

Asokohe Valencia ishte në kërkim pasi kishte afro 17 mijë dollarë detyrime ndaj vajzës së tij, kjo pas divorcit me ish-bashkëshorten. Edhe yjet e Botërorit kanë probleme jashtë fushe.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?