Spektakli i rrallë, flamingot “pushtojnë” lagunën e Nartës! Report Tv sjell pamjet me dron

7 Gusht, 09:58| Përditesimi: 7 Gusht, 15:39

  • Share

Vlorë- Edhe zogjtë kanë sezonin e tyre veror dhe turistik. Rasti është ky, kur një “ushtri” e madhe flamengosh kanë pushtuar lagunën e Nartës dhe u panë ditën e sotme teksa fluturonin në dhe mbi ujë, shumë pranë bregdetit.

Një dukuri e rrallë kjo për lagunat shqiptare dekadat e fundit, por që po përsëritet pas përmirësimit të kushteve mjedisore, ruajtjes dhe goditjes së precedentëve të gjuetisë së paligjshme apo dëmtimit të zonave turistike, ku shumë prej tyre janë shpallur edhe trashëgimi kulturore.

Flamingot në Nartë

Një tufë prej më shumë se 3 mijë flamengosh, sipas specialistëve të zonës që ruajnë edhe lagunën, janë parë të vizitojnë Nartën. Kjo, edhe për shkak se zogjtë kanë sezonin e tyre. Spektakli që kanë dhuruar ka qenë i bukur, i demonstruar edhe në këto pamje që vijnë nga Vlora prej gazetarit të “Report TV”, Armand Xhelili.

Emri flamingo vjen nga portugezo-spanjolle flamengo 'me ngjyrë flakë' ose të ndezur, e cila nga ana e saj vjen nga “flamenc provansal” - një kombinim i flama 'flaka' dhe një prapashtesë gjermanike -ing. Por ata shkencërisht në botanikë njihen edhe s Phoenicopterus, nga greqishtja e lashtë (phoinikopteros), që do të thotë “me pupla të kuqe”. Kuptimet e tjera janë edhe Phoeniconaias, që do të thotë 'nimfë e kuqe uji' dhe Phoenicoparrus, që do të thotë 'zog i kuq’.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?