Penalltia e dyshimtë e fituar nga Real Madrid

VIDEO/ Te Espanyol janë të tërbuar, të gjithë flasin për penalltinë e paqenë që iu akordua Real Madridit

22 Shtator, 09:47| Përditesimi: 22 Shtator, 09:49

  • Share

Real Madrid fitoi 4-1 kundër Espanyolit në "Bernabeu", sfidë e cila vlente për raundin e gjashtë në La Liga. Tej tri pikëve dhe dominimit në lojë, Real Madrid po diskutohet për penalltinë e fituar në fundin e sfidës.

Në minutën e 86-të, Endrick mban topin në lojë, driblon dhe i drejtohet zonës, teksa rrëzohet nga kundërshtari. Në pamje, sulmuesi 17-vjeçar i Realit duket jashtë zone dhe për këtë penallti të kthyer në gol nga Mbappe ka shumë diskutime.

Manolo Gonzalez, trajneri i Espanyol tha se faulli ishte jashtë zone. "Faulli ishte jashtë zonës së penalltisë, sepse këmbët e Endrick ishin jashtë zonës dhe jo brenda”.

Edhe pas konsultës me VAR penalltia u akordua, me kritikat që kanë qenë të shumta për një moment të tillë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?