SHKODER-1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve është festuar ndryshe në azlin e Shkodrës. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror dhe Këshillin e Qarkut kanë zgjedhur që për të moshuarit t'u ofrojnë një shetitje me anije turistike pranë liqenit në Shirokë.
Ato janë përshëndetuar dhe shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci pranë dy anijeve turistike “Drini” dhe “Buna”.
Pas shëtitjes me anijet turistike në Shirokë, aktiviteti ka vijuar me një festë në qendër të Shirokës ndërkohë qe të moshuarit janë përshëndetuar edhe nga autoritetet prezente në këtë takim.
Komento
Nisme e bukur! Duhet perhapur dhe ne qytete te tjera dhe jo vetem sot qe eshte dita e te moshuarve.Edhe sikur te mos kene sip.ujore,prape mund te gjendet dicka tjeter per t'i zbavitur.
PërgjigjuPleqëria felliqesia,s'te do djali,s'te do bija,s'te do kojshia dhe as miqesia
Përgjigju