VIDEO/ U mor i pandehur për pastrim parash, momenti kur Xhimi Begeja hyn dhe del nga SPAK, s'pranon të flasë për mediat! Ortak me Malltezin te 'Homeplan'

12 Shtator, 12:44| Përditesimi: 12 Shtator, 13:54

  • Share

Ky është momenti i hyrjes dhe daljes në godinën e SPAK të biznesmenit Xhimi Begeja, (personi me flokë të gjata), teksa iu komunikua edhe akuza “pastrim parash”, për dosjen “Partizani”.

Begeja u shfaq rreth mesditës së sotme (12 Shtator) i shoqëruar edhe nga avokati, teksa pas daljes nuk dha deklaratë për mediet e interesuara. Xhimi Begeja rezulton nga hetimet se është një nga trashëgimatarët dhe njëkohësisht ortaku i Jamarbër Malltezit.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se e mori nën akuzë vetëm për “pastrim parash” Xhimi Begejan, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku gjithashtu janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania "Homeplan" bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Begeja është pjesë e hetimeve dhe fillimisht ka qenë i hetuar edhe për korrupsion, por sot, pasi hyri në godinë për t’u ballafaquar me gjetjet dhe aktet e dosjes, Begeja doli pa dhënë asnjë deklaratë.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?