Tirane- SPAK merr 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave. Për ndërtuesin Fatmir Bektashi i janë komunikuar akuzat "korrupsion aktiv" dhe pastrim parash'. Ndërsa për Xhimi Begeja është marrë i pandehur për 'pastrim parash”, emër i dalë gjatë mbledhjes së provave nga dy prokurorët e posaçëm.
SPAK përmend se shoqëria ndërtuese ''Kontakt'' e administruar nga Bektashi sponsorizoi vizitën e një këngëtari italian të njohur gjatë fushatës së 2013 te Partia Demokratike duke e konsideruar këtë si një akt ndikues.
Një ditë më parë më (11 shtator 2024), SPAK mori të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha për akuzën korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, që e akuzon për 'korrupsion pasiv' dhe 'pastrim parash'.
Xhimi Begeja ka qenë pjesë e hetimeve, por nuk është hetuar në masë sigurie, ndërsa Fatmir Bektashi është hetuar nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" . Të dy biznesmenët u paraqitën në SPAK së bashku me avokatët e tyre për t'u njohur me akuzën dhe provat dhe kanë 10 ditë afat për të paraqitur kundërshtitë e tyre për akuzat. Pasi dolën nga SPAK, asnjëri prej biznesmenëve nuk pranoi të jepte prononcim për median.
Begeja ortaku i Malltezit
Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania "Homeplan" bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas dosjes së SPAK në vitin 2018, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar dhe vendimarrjen e asamblesë ku Fatmir Bektashi i’u shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lekë aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lekë aksione në masën 25% në nje shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lekë dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milionë dollarë.
Dosja
Kompleksi sportiv 'Partizani' me 26 mijë metër katrorë, pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh me 19 kulla, për të cilin prokurorët thonë se iu hap rruga përmes korrupsionit pasiv e aktiv nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.
Jamarbër Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Në 22 tetor SPAK tha se përfitimi i Jamarbër Malltezit ka qenë 5.4 milinë euro
Ndërsa Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begeja u ngrit akuza për pastrim parash. Duket që kanë ndihmuar Malltezin përmes veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, kanë ndihmuar për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme të ardhurat miliona euro.
Hetimet vijojnë
Tashmë dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë përpiluar një dosje prej 500 faqesh. Ndërsa hetimet vijojnë qoftë dhe për pritjen e kundërshtimeve që do të bëjnë
avokatët në mbrojtje të klientëve, si dhe do të kryhen verifikime të tjera. Prokurorët e SPAK kanë afat deri më 2 tetor për dosjen kur dhe do të marrin vendim. Nëse do e dërgojnë dosjen në gjykatë për këta 4 të pandehur, apo ka dhe të tjerë dhe nëse dosjes do i bashkangjitet hetimi pasuror.
Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, sot në SPAK
Xhimi Begeja, aktualisht me statusin e biznesmenit si ortak dhe trashëgimtar me Jamarbër Malltezin në dosjen “Partizani” që po heton SPAK, nuk është emër i panjohur.
Ai dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, të dy të pandehur, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 17 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”.
Prokuroria nga verifikimet e dokumentacioneve, të nisura që prej vitit të kaluar, ka zbuluar se dy personat kishin lidhur një marrëveshje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi dhe se përfitimet financiare nga “Homeplan” i merrnin përmes llogaritjes së dividentit. Eurot ose lekët merreshin cash dhe përmes transaksioneve bankare.
Kjo e mbështetur nga dëshmia që i hetuari dhe akuzuari tjetër Fatmir Bektashi, ka dhënë në SPAK gjatë seancave të marrjes në pyetje, tetorin e kaluar, kur shpërtheu edhe çështja.
“I qëndroj deklarimeve të mia se shoqëria “Homeplan” është krijuar që në fillim me një marrëveshje verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona do ishin investitorë në formën e ndikimit tek pronarët e tjerë që të lidhnin kontratat e investimit me “Homeplan”. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh nga dokumenti është formalizuar juridikisht”, ka thënë ai ndër të tjera, e raportuar kjo edhe në media më pas.
Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë ka qenë thuajse në hije, pasi sipas tij të gjitha dokumentet i bënte e Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.
Më tej ka përforcuar lidhjen e Begejas me Malltezin:
“…kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, a krijua shoqëria “Homeplan” si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitori nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria “Kontakt”. Tek shoqëria “Homeplan” unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begenë kanë pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave. Në dijeninë time veprimet për regjistrimin e shoqërisë “Homeplane” i ka kryer notere Laura Pustina. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të bindnin pronarët e tokës për të nënshkruar marrëveshjen me pronarët e kompanisë për ndërtim. Këtë gjë ata të dy e kanë bërë që në fillim, kur unë mora përsipër që të paguaja shumën që duhej për privatizimin e objekteve të klubit të futbollit “Partizani”. Nuk më kujtohet kur është nënshkruar marrëveshja me familjet pronare, që vinin në dispozicion truallin për ndërtim. Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan”, por kontributi i tyre i vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të bërë marrëveshje për të vënë tokën në dispozicion të ndërtimit. Gjithashtu Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnim me çmim të ulët objektet që do ndërtonim…”.
Fatmir Bektashi në dëshminë e tij të dhënë në SPAK, ka treguar në lidhje me nënshkrimin si ortak i vetëm në shoqërinë “Homeplan”:
“Me çdo letër të shoqërisë “Homeplan” është marrë Andia Pustina e cila është motra e noteres Laura Pustina dhe unë deklarim të hollësishëm mund të jap vetëm pasi të konsultohem me Andian dhe dokumentacionin e mbajtur prej saj. Unë di të them që “Homeplan” është krijuar që në fillim bashkë me dakordësinë e Jamarbër Malltezit dhe Xhimi Begesë, ku ata do të quheshin investitorë pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë, por kishin marrë përsipër të bindnin pronarët e tokës për të lidhur marrëveshje për realizim ndërtimi. Çdo dokument është përgatitur tek notere Laura Pustina, në lidhje me shoqërinë “Homeplan”. Tek kjo notere është përgatitur dhe marrëveshja e investimit që kam lidhur me Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja. Unë aktualisht nuk mbaj asnjë dokument të shoqërisë “Hameplan”, pasi i mban Andia Pustina”.
Ky është momenti i hyrjes dhe daljes në godinën e SPAK të biznesmenit Xhimi Begeja, (personi me flokë të gjata), teksa iu komunikua edhe akuza “pastrim parash”, për dosjen “Partizani”.
Begeja u shfaq rreth mesditës së sotme (12 Shtator) i shoqëruar edhe nga avokati, teksa pas daljes nuk dha deklaratë për mediet e interesuara. Xhimi Begeja rezulton nga hetimet se është një nga trashëgimatarët dhe njëkohësisht ortaku i Jamarbër Malltezit.
Prokuroria e Posaçme njoftoi se e mori nën akuzë vetëm për “pastrim parash” Xhimi Begejan, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku gjithashtu janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania "Homeplan" bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se Begeja është pjesë e hetimeve dhe fillimisht ka qenë i hetuar edhe për korrupsion, por sot, pasi hyri në godinë për t’u ballafaquar me gjetjet dhe aktet e dosjes, Begeja doli pa dhënë asnjë deklaratë.
Keshtu i pafshim ne rradhe pas ketyre ne SPAK, te gjithe ata qe ndertuan e dhane lejet per kullat e gjithe betonizimin ne Tirane!
PërgjigjuTi fatmir je perfituesi i biznesit ske shans ti me ba pis profesionisten pustina qe ka ba ndere ne gjithe tiranen kur ka ken drejtoreshe
PërgjigjuKy palaco te laj gojen mire kur flet per familje te medhaja tiranase Pustina
PërgjigjuU bo surrati jot fatmiro me fol
PërgjigjuQak pirsa
PërgjigjuQark mbyllesa!
Si shkruajne gazetaret e bolinos sikur berisha do ti lexone ato 500 faqe vete sepse nuk ka mundesi te mare avokate dhe juriste ????????????
Përgjigjuky luan rolin e budallit...per hundesh ju dalshin nga ai lart se spaku m...do ju haje !
PërgjigjuKriminel i ndyrë....
Përgjigju