Në "Olimpicon" e Torinos, vendasit e Marco Baronit fituan 1-0 kundër Pisas dhe marrin një biletë për në 1/8 e Kupës së Italisë, aty ku gjejnë Romën. Dueli u vendos nga goli i Cesare Casadei në minutën e nëntë, ndërsa në fushë për Torinon ishin Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli. Ky i fundit shënoi në minutën e 49-të, por festa u ndal nga VAR-i (Video Assistant Referee) për një prekje të topit me dorë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Torino i falet golit të Casadei, Genoa 'likuidon' 3-1 Empolin! Ndeshjet e 1/8-ave të Kupës së Italisë
S.Dh/ReportTv.al