Torino 1-0 Pisa

Sport

GOLAT/ Torino i falet golit të Casadei, Genoa 'likuidon' 3-1 Empolin! Ndeshjet e 1/8-ave të Kupës së Italisë

26 Shtator, 10:44| Përditesimi: 26 Shtator, 10:51

  • Share

Të enjte u zhvilluan dy ndeshjet e fundit në turin e 1/16-ave të Kupës së Italisë. Genoa fitoi 3-1 me përmbysje kundër Empolit dhe në fazën e radhës gjen Atalantën, ndërsa pas fitores 1-0 kundër Pisas, Torino luan kundër Romës.

Në 'Olimpicon' e Torinos, vendasit e Marco Baronit fituan 1-0 kundër Pisas dhe marrin një biletë për në 1/8 e Kupës së Italisë, aty ku gjejnë Romën. Dueli u vendos nga goli i Cesare Casadei në minutën e nëntë, ndërsa në fushë për Torinon ishin Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli. Ky i fundit shënoi në minutën e 49-të, por festa u ndal nga VAR-i (Video Assistant Referee) për një prekje të topit me dorë.

Në 'Luigi Ferraris', Genoa fitoi 3-1 kundër Empolit dhe gjen në 1/8 e Kupës skuadrën e Atalantës. Empoli shënoi me Saporiti, teksa Frendrup, Marcandalli dhe Ekhator përmbysën për vendasit.

Ndeshjet e 1/8-ave të Kupës së Italisë do luhen më 3 dhjetor 2025.

Kupa e Italisë, raundi 1/16-ave:

E enjte, 25 shtator 2025

Genoa 3-1 Empoli

Torino 1-0 Pisa

Çiftet në fazën e 1/8-ave:

Bologna - Parma

Lazio - Milan

Juventus - Udinese

Atalanta - Genoa

Inter - Venezia

Roma - Torino

Fiorentina - Como

Napoli - Cagliari

Ora 10:46
VIDEO/ VAR-i 'ngrin festën' e Ismajlit, Torino kalon në 1/8 e Kupës së Italisë dhe gjen Romën

Në "Olimpicon" e Torinos, vendasit e Marco Baronit fituan 1-0 kundër Pisas dhe marrin një biletë për në 1/8 e Kupës së Italisë, aty ku gjejnë Romën. Dueli u vendos nga goli i Cesare Casadei në minutën e nëntë, ndërsa në fushë për Torinon ishin Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli. Ky i fundit shënoi në minutën e 49-të, por festa u ndal nga VAR-i (Video Assistant Referee) për një prekje të topit me dorë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?