Kronikë

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit! Ndërhyn dhe FNSH

12 Janar, 14:41| Përditesimi: 12 Janar, 15:14

  • Share

VLORE- Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe FNSH.

Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.

Personi ishte futur në një prej godinave 8 katëshe në zonën e ish frigoriferit në lagjen '28 Nëntori' duke tentuar të marrë prej andej kabllo elektrike, dyer dhe dritare.

Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Vlorës duke rrethuar pallatet që po ndërtohen si godina me kosto të ulët për personat në nevojë dhe çiftet e reja.

Deri tani policia nuk ka prangosur asnjë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?