Ivan Sushko dhe vendi ku shpërtheu makina
Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës në Mihajllivka, Ivan Sushko ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombe brenda makinës ku ndodhej.
Përfaqësues të autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas deklaruan ditën e sotme për mediat ruse se Sushko vdiq në spital dhe se bomba ishe vendosur qëllimisht në makinën e tij.
"Daliy Mail " ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket momenti i shpërthmit të makinës të cilën po drejtonte mëngjesin e ditës së sotme. Në pamjet e filmuara të makinës pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë të shpërndara nëpër rrugë.
Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi. Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë ngjarje, por i vetmi reagim ka qenë ai i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ka mohuar kategorikisht se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të këshilltarit të Vladimri Putin.
Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se shtetasja ukrianse Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që mendoshet se ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas.
Lajmi kryesor:
E rrethuar nga rusët, Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik! Në Kiev 'paradë' e tankeve ruse të shkatërruara
S.C/ReportTv.al