Në "Energie Stadium", Koln u mund 1-2 nga Bayer Leverkusen me përmbysje. Vendasit kaluan në avantazh me Schmitz në minutën e 30 të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë skuadra e Alonsos përmbysi gjithçka brenda gjashtë minutave. Në të 65 ishte Amiri që barazoi ndeshjen, teksa në minutën e 71 Diaby i dha tri pikë "Aspirinave". Me uljen e Xabi Alonsos në stol, Leverkusen merr dy fitore radhazi duke u pozicionuar në vendin e 13-të me 15 pikë, teksa Koln me 17 pikë qëndron në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Leverkusen fiton në transfertë me Koln, Frankfurt leksion Hoffenheim! Union Berlin i 'hap rrugën' Bayern-it
S.Dh/ReportTv.al