Pogradec- Zbulohen momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga, që përfundoi viktimë e një sulmi të dhunshëm në ambientet e jashtme të një lokali në Pogradec të shtunën, më 10 Gusht.
“Report TV” dhe “Shqiptarja.com” disponojnë edhe videon ekskluzive të të ndjerit, çastet e fundit para se të dhunohej barbarisht nga i arrestuari Denis Meçi. Në videon e gjatë 1 minutë e 11 sekonda, të shkëputura nga një dyqan fruta-perimesh në Pogradec, pranë vendngjarjes, dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga lokali i tij 'Te Nazua' mbyll lokalin
Në dorë mban edhe një çantë të vogël
Pak momente më vonë mendohet se ka ndodhur sulmi. Për ngjarjen kanë nisur verifikimet e procedurave të ndjekura nga Policia e Pogradecit, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, nëse ka pasur shkelje ligjore dhe hetimore paraprake. Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura dhe prokuroria e ka ende në hetim aktiv, ku po mbledh pamje, dëshmi dhe prova të tjera.
Lajmi kryesor:
Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin
A.Q//ReportTv.al
Isha turiste para 2 javësh në Pogradec kur u bë maratona e në darkë ndodhi një sherr në mes të bulevardit në darke vonë e madje erdhën një seri makinash me furgona policie. Në trotuarin përballë ku po kalonim ne u turrën policat tek lokali duke ju thënë djemve të lokalit “hiqni kamerat hiqni kamerat” Më ka bë shumë përshtypje dhe tejet e frikshme! Polici mafiozësh!!!!
PërgjigjuTe gjith policet ne pogradec jan te gjith mostra.. Nisur nga shefi i komisariatit.. E kemi then dhe me perpara kete.. Qe policet veprojne ne menyre te njeashme.. Dhe zotit Rumbullaku ja kemi bere te qarte.. Duhet te humbin jete njerzish ne menyre banale qe te ver dor shteti... Zoti drejtor i policise se shtetit.. E gjithe kupola ne pogradec duhet shkrire.. Duke nisur nga shefi i komisariatit.. Shefi i krimeve e te gjith me radhe.. Jan te gjith mostra.. Ne qofte se nuk nderohen te gjith pa perjashim do shikoni skandale dhe me te medha
Përgjigju