Vlorë- Zbulohen pamjet e aksionit të dështuar policor të mbrëmjes së 9 Gushtit në qytetin e Vlorës, teksa forcat speciale FAST të mbërritura nga Tirana, ushtruan kontrolle të shumta në zonën e Lungomares, ku objektivi ishte një hotel buzë detit.
Në pamjet e publikuara dhe të siguruara nga REPORT TV dhe "Shqiptarja.com", duken një grup efektivësh me veshje speciale dhe të maskuar, që futen në restorantin e hotelit, duke shkaktuar habi te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.
Policët ishin në kërkim të dy personave të shumëkërkuar nga ana e SPAK, për ngjarje të rënda kriminale, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur për arsye të sekretit hetimor.
Aksioni atë ditë zgjati për gati 4 orë dhe zgjati deri mëngjesin e 10 Gushtit, teksa informacioni siguronte se aty, në një prej hoteleve në zonën e Ujit të Ftohtë dyshohej se po qëndronin 2 persona të shumëkërkuar
Njësia FAST rrethoi menjëherë hotelin dhe hyri në brendësi, siç shihet edhe në pamje. Kontrolle u bënë në disa dhoma të hotelit dhe kryesisht në katin e katërt të tij.
Çfare neverie dhe paaftesie. Shteti qe nuk duam!
PërgjigjuKy aksion ishte nje turp I madhe ne cdo pikëpamje! Kishte nje munges shum te madhe profesionalizmi. U be nje show ne nje nga bizneset me elitare te qytetit. Ka shum mundesi qe synim ka qen dëmtimi I imazhit te biznesit
Përgjigju