VIDEO/Dy motrat me aftësi të kufizuar jetojnë në mjerim në Sarandë, Gurma: Familjarët s'pranojnë kujdestarinë, do të gjejmë një zgjidhje

5 Shkurt 2021, 13:59| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 14:03

  • Share

Denoncimi i rasti i dy motrave me aftësi të kufizuar që jetojnë në kushte të mjerueshme dhe mungesë totale higjiene në një banesë në Sarandë ka vënë në lëvizje institucionet në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje. Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se po punohet për sistemin e tyre me kujdesin social, ndërsa familjarë nuk i janë përgjigjur apelit që t’i marrin në kujdestari ndërsa shpenzimet e tyre do të paguheshin nga bashkia. Gurma tha se në banesë janë ndërruar të gjitha orenditë, ndërsa apo punohet që të transferohen në një institucion rezidencial, por që ligji lejon strehimin e tille deri në moshën 21 vjeç dhe kjo ka sjellë një ngërç për të cilin po punohet për zgjidhjen.

“Kemi marrë masat kemi bërë këqyrjen në banesë dhe në bashkëpunim me spitalin e qyteti për zhvendosjen e zonjave për një kohë aty.  Por me rritjen e rasteve me covid, stafi i spitalit tha që të mos vendoseshin aty pasi mund të prekeshin nga covid-19, bashkia shërbimi i kujdesit social dhe ndërmarrja e shërbime morën masa për të ndërruar të gjitha orenditë në banesë dhe u futëm në komunikim me familjarët për të marrë në kujdestari ato duke i paguar shtetit të gjitha shpenzimet. Fatkeqësisht familjarët nuk i janë përgjigjur thirrjes tonë. Sot kama pasur një komunikim me drejtorin e kujdesit social për Vlorën për të zgjidhur këtë problematikë. E vetmja  mënyrë është që ato të transferohen në një institucion rezidencial. Ligji lejon personat rezidencial deri në moshë  21 vjeç dhe për këtë është pengesë duke punuar me kujdesin social dhe presim një përgjigje”, tha Gurma.

 

 


Lajmi kryesor:

Gurma për Report Tv: Saranda gati për turistët, investimet drejt përfundimit! Së shpejti muze dhe qendër sportive multidimensionale


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?